”Kjo xhami është princeshë e Ballkanit. Kjo xhami është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane dhe është ri-ndërtuar me para të Republikës së Turqisë. Kjo xhami është bërë për të gjithë besimtarët muslimanë. Vendosja e flamurit kombëtar shqiptarë në minare për ne është si provokim, apo ndarje që e inicojnë shqiptarët. Minarja nuk është vendi për të vënduar flamuj kombëtar por vetëm për flamurin e muslimanëve.” tha mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike Turke në Manastir, Isa Ibish, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, kjo xhami u rinovua nga shteti turk dhe për këtë i pranishëm ishte edhe delegacioni i Turqisë i kryesuar nga zv.kryeministri Veysi Kaynak.
Ndërkohë në hyrjen e xhamisë janë vendosur flamuj të Maqedonisë, Turqisë dhe organizatës që e ka rinovuar xhaminë. Këtu mungon flamuri kombëtar shqiptar.
























