• Latest
  • Trending
  • All

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

22/07/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

22/07/2021
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
Në Beograd, në fillim të muajit shkurt, ishte kthyer gjenerali Çernajevi, një rus i njohur si pansllavist i zjarrtë, i cili e kishte udhëhequr ushtrinë serbe në kryengritjet kundër Perandorisë Otomane. Diplomatët e huaj në Beograd besonin se ardhja e tij lidhej me intriga të reja që do të reflektoheshin jo vetëm në Serbi por edhe më gjerë në sferën sllave. Gjenerali Çernajevi kishte ardhur nga Parisi dhe ishte në rrugë për në Bullgari për të filluar një funksion të ri ushtarak rus. Ai qëndroi disa ditë në Serbi duke shpresuar se do ta takonte Princ Milanin të cilit tha se do t’ia propozonte një projekt për ndërtimin e hekurudhës në Serbi. Princ Milani e refuzoi dy herë kërkesën e tij për takim duke u arsyetuar se ende nuk ishin pjekur kushtet që Serbia të ndërtonte hekurudhë. Gjenerali rus kishte udhëhequr ushtrinë serbe në luftë për pavarësi dhe tashti ai, duke përfaqësuar disa firma ruse, shpresonte të merrte koncesione nga shteti serb.
Informatat sekrete thoshin se gjenerali rus e kishte ndërmend që me veprimet e tij të reja, të shtyra nga idetë pansllaviste, të rrezikonte vendimet e Traktatit të Berlinit. Pas disa ditësh shënimet britanike të mbledhura nga shërbimet sekrete bënin me dije se agjentë të shumtë të ideve pansllaviste kishin filluar të shpërndanin armë dhe të stërvitnin njerëz nëpër Serbi. Besohej se gjenerali Çernajevi po përgatiste ushtarë serbë që në pranverë të sulmonte territoret otomane nga kufiri jugor i Serbisë.
Në mes të muajit shkurt, majori Wilson dërgoi në Foreign Office edhe dy raporte tjera të cilat i kishte përfunduar lejtënanti Ross i Bladensburgut nga vizita që kishte bërë në Kosovë, gjegjësisht rreth Prepolacit, vend në të cilin kontestoheshin detajet e kufirit. Situata në këtë terren ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme nga ajo që ishte paraqitur në hartat ushtarake të Austro-Hungarisë. Në ato momente ushtria serbe kishte okupuar pozita të rëndësishme strategjike por të cilat, sipas lejtënantit britanik, nuk duhej lënë në duart e Serbisë. Prandaj, edhe këtu propozohej që të bëhej një interpretim serioz i Traktatit të Berlinit që kishte të bëjë me këtë çështje dhe të krijohej një hartë nga e cila Prepolaci, si komunë në tërësi, të mbetej brenda territorit otoman.
Në mesin e shkurtit qeveria serbe i njoftoi përfaqësitë e huaja diplomatike për problemet që shqiptarët i shkaktonin ne jug të kufirit të këtij shteti. Beogradi, duke i ekzagjeruar detajet e ndodhive të këtij lloji, mundohej që këtë çështje ta paraqiste të rrezikshme edhe pse caktimi i kufirit gati ishte vendosur. Informatat e ministrisë së jashtme të qeverisë serbe bënin me dije se një numër i konsiderueshëm i forcave shqiptare kishin kaluar kufirin duke depërtuar në drejtim të Kopaonikut. Sipas Beogradit, shqiptarët kishin shkaktuar dëme të mëdha me sulmet e tyre shkatërruese. Kjo ishte arsyeja që ushtria serbe kishte vënë në dispozicion 6 batalione të cilat ishin angazhuar për t’i ndjekur këta shqiptarë të armatosur nga territori i Serbisë. Ushtria serbe, duke i ndjekur shqiptarët, kishte hy edhe në territor të Kosovës por ishte zmbrapsur pas konfrontimit me ushtrinë otomane.
Incidentet rreth kufijve i përshkruante edhe diplomati britanik, Gouldi. Nga Beogradi ai e lajmëronte Londrën se kufiri i Serbisë me Perandorinë Otomane, në pjesën e Kosovës, ishte në gjendje jostabile për shkak të ringjalljes së armiqësisë në mes të shqiptarëve dhe shtetit serb. Grupe shqiptarësh shpesh hynin në territor të Serbisë. Kufiri, siç njoftonte Gouldi, ishte bërë skenë e përleshjeve në mes shqiptarëve dhe ushtrisë serbe dhe që të dy palët kalonin në territoret e njëra-tjetrës duke sulmuar. Gouldi mendonte se këto sulme bëheshin edhe për shkak të mbrojtjes së dobët të ushtrisë otomane në kufi. Lufta e fundit kishte ndikuar që shqiptarët të mos kishin më respekt për ushtrinë otomane e as pushtetin e sulltanit. Kjo gjë reflektohej edhe në marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe serbëve të cilat Gouldi i përshkruante si asnjë herë nuk ishin të mira. Në mënyrë indirekte, Gouldi i shihte sulmet e shqiptarëve si të arsyeshme pasi që ata ishin dëbuar nga territori që fillonte nga Nishi e mbaronte në kufi afër Vranjës. Shqiptarët kishin lënë pronat e tyre kurse pushteti serb ua kishte ndaluar kthimin dhe duke mos konsideruar asnjë forme të kompensimit. Prandaj, këtyre njerëzve nuk u kishte mbetur asgjë tjetër pos hakmarrjes.
Në këtë kohë qeveria serbe kishte ndërmarrë hapat e parë për të rregulluar territorin e pushtuar në aspektin burokratik dhe të ndarjes administrative dhe territoriale. Territori i ri ishte ndarë në katër provinca. Sipas një liste të hartuar nga qeveria serbe, rajoni i Nishit numëronte 248 fshatra, i Pirotit 189, i Vranjës 189 kurse ai i Toplicës kishte 372 fshatra. Numri i përgjithshëm i këtyre fshatrave arrinte shifrën 998. Diplomatët e huaj por edhe serbët nuk mund ta fshihnin faktin se një numër i konsiderueshëm i këtyre fshatrave ishin shqiptare. Qeveria serbe paralajmëroi regjistrimin e popullsisë e cila do të fillonte së shpejti. Regjistrimi kinse bëhej për shkaqe të taksave që do t’i mblidhte shteti serb por esenca ishte në numërimin e banorëve të këtyre territoreve që tashti për herë të parë serbët do ta përbënin shumicën ku më nuk kishte pothuaj asnjë shqiptar.
Territori nga ishin përzënë shqiptarët ende gjendej i pabanuar kurse tokat kishin mbetur të papunuara. Kjo rezultonte me mungesë të ushqimit në Serbi. Ky territor kishte qindra fshatra të zbrazëta dhe qindra mijëra hektarë tokë pjellore djerrinë. Nga frika e shqiptarëve, serbët ende nuk kishin marrë guxim t’i pushtonin këto pasuri, shkruante Gouldi. I tërë ky territor ishte shndërruar në një shkretëtirë në të cilin endeshin vetëm grupe të armatosura të shqiptarëve. Ky fakt kishte ndikuar që të shkaktohej një brengosje për sigurinë e komisionarëve të cilët do të fillonin nga puna e caktimit të kufirit në muajin maj. Prandaj, diplomatët britanikë sugjeruan që Porta dhe Serbia të koncentronin trupa më të mëdha në rajon me fillimin e pranverës.
Kufiri ishte më shumë në rrezik nga serbët. Përfaqësuesi diplomatik britanik në Beograd me 23 shkurt e lajmëronte Londrën për këto rreziqe. Ai i kishte vërtetuar si të sakta akuzat e Portës se grupe të mëdha në Serbi po përgatiteshin që në pranverë të sulmonin territorin e Perandorisë në Maqedoni dhe Kosovë. Dyshohej se gjenerali rus Çernajevi qëndronte pas këtyre planeve. Një gjë të tillë e mohonte qeveria serbe.
Në fillim të muajit prill u shpeshtuan përleshjet e grupeve të armatosura të shqiptarëve me ushtrinë serbe rreth kufirit por edhe brenda territorit të Serbisë. Një sulm i shqiptarëve u bë me 11 prill por përleshja me ushtrinë serbe nuk shkaktoi fatalitete. Diplomatët mendonin se këto sulme të shqiptarëve ishin më shumë çështje taktike që kishin për qëllim t’i shqetësonin serbët që ua kishin okupuar tokat. Prandaj, ky sulm ishte i tillë dhe qe bërë gjatë festave të pashkëve sa për të çrregulluar festivalet serbe. Megjithatë, kur serbët e Vranjës panë shqetësimet e ushtrisë së tyre, nga paniku, disa qindra familje, ikën dhe u vendosën në Nish.
Një sulm tjetër më serioz i shqiptarëve ishte bërë me 16 prill. Papritmas, shqiptarët në mëngjes të kësaj ditë sulmuan nga Prepolaci. Brenda një kohe të shkurtër ata e shpartalluan ushtrinë serbe të vendosur në postblloqet përreth. Pas sulmit të rrufeshëm dhe të ashpër të shqiptarëve ushtria serbe u tërhoq në drejtim të Nishit. Shqiptarët pa ndonjë problem të madh okupuan Kurshumlinë. Gouldi, shkruante se shqiptarët nuk ishin më shumë se 1000 veta por ishin mirë të armatosur dhe ishin nën komandë të një udhëheqësi ushtarak jashtëzakonisht të aftë.
Pas disa ditëve ushtria serbe në rrethin e Nishit tuboi 16 batalione, 6 nga të cilat ishin ushtri e rregullt kurse të tjerët ishin nga radhët e milicisë. Këto trupa ishin të përforcuara edhe nga disa njësi të artilerisë. Qëllimi i tyre ishte që të okuponin sërish Kurshumlinë dhe t’i përzinin shqiptarët matanë kufirit. Gjatë kësaj kohe, Beogradi, duke dashur të mbulonte dështimin ushtarak, filloi të përhapte dezinformata nga më të ndryshmet për masakrat kinse po i shkaktonin këta shqiptarë ndaj ushtarëve por edhe popullatës serbe në territorin që kishin shtënë në dorë. Diplomatët britanikë në Beograd theksuan se këto publikime të qeverisë serbe, në lidhje dëmet që kishin shkaktuar shqiptarët gjatë këtyre sulmeve, ishin tejet të stërmadhuara.
Qeveria serbe i dërgoi një telegram Portës së Lartë për të shprehur shqetësimin e saj në lidhje me sulmin e shqiptarëve. Beogradi e akuzoi Portën pasi ajo nuk i kishte penguar shqiptarët të depërtonin në Serbi, duke i shkelur kështu rëndë ligjet e kufirit dhe duke e dhunuar rëndë territorin e kësaj principate.
Me 23 prill qeveria serbe zyrtarisht deklaroi se grupet e shqiptarëve që sulmonin Serbinë ishin mposhtur definitivisht por bëhej me dije se ende kishin mbetur elemente të shkapërderdhura në tërë territorin jugor të këtij shteti. Diplomatët britanikë mendonin se këtu nuk bëhej fjalë për asnjë fitore të serbëve por grupet e armatosura shqiptare ishin tërhequr vullnetarisht në Kosovë pasi që mund të sulmonin kurdo që donin. Beogradi, po ashtu, njoftoi se pushteti otoman në Kosovë i kishte dërguar një telegram qeverisë së Serbisë në të cilin thuhej se ushtria otomane do të kujdesej në maksimum për të ruajtur kufirin.
PS Në foto shihet Noel Malcolm duke folur për librin tim me rastin e promovimit (mars 2013) në ambasadën e Republikës së Shqipërisë. Ulur qëndron ambasadori Mal Berisha, i cili ka përkrahur pa rezervë ngjarjet kulturore të shqiptarëve sa ishte ambasador në Britaninë e Madhe.
Previous Post

Mbretëri e Bashkuar/ Mbi 44 mijë raste të reja me COVID në 24 orë

Next Post

Përplasja e fortë për Qipron/ Greqia kërkon ndërhyrjen e BE, Erdogan rrit presionin: Bisedime me 2 shtete të ndara

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Përplasja e fortë për Qipron/ Greqia kërkon ndërhyrjen e BE, Erdogan rrit presionin: Bisedime me 2 shtete të ndara

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.