Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, më datë 24.06.2020, rreth orës 08:55, në rrugën “Budi”, në banesë, është gjetur pa shenja jete, i vetëvarur shtetasi H.Ç. rreth 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















