Naim Rashiti, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës, tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin që deri në fund të vitit të kalojë ndryshimet kushtetuese për formimin e kësaj gjykate, atëherë ka tendencë që kjo çështje të kalojë në dorë të Këshillit të Sigurimit
Rikthehet frika se në rast të dështimit të krijimit të institucioneve të reja dhe shkuarjes në zgjedhje, çështja e Gjykatës Speciale do t’i kalojë në duar Këshillit të Sigurimit.
Si tendencë e tillë po shihet në Kosovë edhe kërkesa e fundit e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, që më së largu në fillim të vitit të ardhshëm të funksionalizohet Gjykata Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së, transmeton KTV.
Naim Rashiti, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës, tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin që deri në fund të vitit të kalojë ndryshimet kushtetuese për formimin e kësaj gjykate, atëherë ka tendencë që kjo çështje të kalojë në dorë të Këshillit të Sigurimit.
Megjithatë, ai është i bindur se institucionet e Kosovës do të krijohen shpejt dhe Qeveria e re e Kosovës do të negociojë marrëveshjen me Qeverinë e Holandës e më pas atë ta miratojë Kuvendi.
Ndërkohë, analisti Artan Muhaxhiri tha se mënyra se si do të funksionalizohet Gjykata Speciale do të jetë një test për klasën tonë.














