Më konkretisht, në banesën ku jetonte, 18-vjeçarja E.G., ka pirë një sasi medikamentesh, pasi kishte ngelur në provimin e maturës, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.
E reja u dërgua nga familjarët në spital, ku fatmirësisht pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.






















