Autoritetet kosovare nuk janë të kënaqur me bashkëpunimin që kanë me Serbinë, kur bëhet fjalë për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukur Prenk Gjetaj, në një takim që ka zhvilluar me delegacionin e Grupit të Punues të OKB-së kundër zhdukjes me forcë, i cili po qëndron në Kosovë, ka thënë se pala serbe nuk ka shprehur gatishmëri për hulumtimin e lokalcioneve të dyshuara si varreza masive, siç është rasti i varrezës masive në Rudnicë të Rashkës.
“Kemi punuar shumë për të ardhur deri te hapja e asaj varreze, sepse nga pala serbe nuk ka ekzistuar një vullnet i mirë për hapjen e asaj varreze. Përkundrazi, çdo gjë dhe gjurmë e asaj varreze është maskuar në forma të ndryshme”, ka thënë Gjetaj.
Arsim Gërxhaliu, drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se puna gërmimin e e pjesës së parë të varrezës në Rudnicë pritet të përfundojnë brenda kësaj jave dhe së shpejti do të fillojnë gërmimet në një vend tjetër në afërsi.
“Së shpejti do të fillojmë me hapjen e vendit të dyshuar. Terreni në anën tjetër është edhe më i keq, sepse një pjesë e dheut të vendosur është mu në maje lart. Kurse rëniet e dheut janë në pjesën e poshtme, në drejtim të kënetës. Pritet që ndoshta për 20-30 ditë të zgjasë largimi i dheut dhe hulumtimi i asaj pjese”, ka thënë Gërxhaliu.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














