• Latest
  • Trending
  • All

Nga pyetja “Kush janë shqiptarët?” te pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?”

08/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nga pyetja “Kush janë shqiptarët?” te pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?”

08/09/2015
in Lajme

Nga Ndriçim Kulla

Duke nisur që prej rreth gjysmë shekulli, që nga koha e Kongresit të Berlinit, të huajt kishin nisur të bënin intensivisht pyetjen “Kush janë shqiptarët?”, për shkak se çështja shqiptare ishte shtruar në tryezat diplomatike të Fuqive të Mëdha. Pyetjen “Kush janë shqiptarët?” e kanë bërë të huajt për ne duke nisur që prej 2500 vjetësh. Që nga autorët e lashtë, të cilët e kanë bërë këtë pyetje për ilirët, më pas për autorët e Mesjetës, që e kanë bërë këtë pyetje për arbërit, deri në shekujt e fundit kur kjo pyetje është bërë për shqiptarët. Këtë pyetje e kanë bërë historianët, burrat e shtetit, gjeneralët, udhëtarët e huaj. Këtë pyetje e kanë bërë miqtë dhe armiqtë e shqiptarëve. Ata kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Që nga ato më dashakeqet tek ato më objektivet. Që nga koha kur në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare është shtruar çështja shqiptare, më pas kur është shtruar çështja e Kosovës, e deri sot kur shtrohet çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është bërë kjo pyetje: Kush janë këta shqiptarët? Dhe për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, veçanërisht dy shekujt e fundit, jo pak autorë të huaj kanë shkruar libra me këtë temë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga pyetja “Kush janë shqiptarët?” ka dalë natyrshëm pyetja “Kush jeni ju shqiptarët?”, të cilën të huajt ua kanë bërë shqiptarëve të shkolluar me të cilët komunikonin, duke nisur së paku që nga mesi i shekullit XIX. Kjo i shtyu shqiptarët (elitën intelektuale) të pyesin vetveten: “Kush jemi ne shqiptarët?” Prej rreth dy shekujsh, kjo pyetje është një nga temat kryesore të mendimit shqiptar. Sigurisht që në përgjigje të pyetjes “Kush jemi ne shqiptarët?”, autorët shqiptarë do të sillnin edhe shumë argumente nga autorët e huaj që kanë bërë pyetjen “Kush jemi ne shqiptarët?”, dhe me raste do të polemizonin me ta.

Autorët shqiptarë të cilët nisën të shkruajnë për kombin e tyre, mbajtën një qëndrim të dyfishtë, duke shkruar një variant për të huajt, glorifikues për kombin e tyre dhe një për bashkëkombësit e tyre, shumë kritik. Ky model nis me Pashko Vasën, i cili më 1879 botoi në frëngjisht, në Paris, librin “E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët”, të llogaritur për t’iu përgjigjur pyetjes së të huajve “Kush jeni ju shqiptarët?”. Në atë kohë, Pashko Vasa shkroi për bashkëkombësit e vet poezinë e njohur “O moj Shqypni!”, të llogaritur për t’iu përgjigjur pyetjes “Kush jemi ne shqiptarët?”, në të cilën është shumë kritik ndaj kombit të tij. Në këtë mënyrë shkroi edhe vetë Faik Konica, i njohur për gjuhën e tij thumbuese. Libri i tij “Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” është një libër glorifikues për shqiptarët, i llogaritur për lexuesin e huaj dhe që dallon shumë nga qindra e qindra faqe të Konicës, ku ai është shumë thumbues ndaj të metave të bashkëkombësve të tij. Është i njëjti autor, por duket sikur nuk është i njëjti. Ky libër është shumë i ndryshëm nga shkrime të tjera të Konicës, ku ai është shumë kritik ndaj shqiptarëve.

Por shumë kohë para se Faik Konica të niste të shkruante librin “Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, që mbeti i papërfunduar, do të ishte Mid’hat Frashëri, i cili nisi dhe përfundoi një libër të këtij lloji, glorifikues për shqiptarët, me titull “Shqiptarët”.

Mid’hat Frashëri, në parathënien e librit “Shqiptarët” përmend bisedën me një të huaj si shkakun për të cilin u vu të shkruante këtë libër, domethënë për të ndryshuar stereotipin e krijuar te të huajt për shqiptarët.

Në librin e parë, atë me titull “Shqiptarët”, Mid’hat Frashëri po i përgjigjej pyetjes “Kush jeni ju shqiptarët?” Ndërsa në librin e dytë, atë me titull “Plagët tona”, Mid’hat Frashëri po i përgjigjej pyetjes “Kush jemi ne shqiptarët?” Në këto dy libra të Mid’hat Frashërit, duket qartë mënyra sesi për intelektualët shqiptarë këto dy pyetje, që në thelb ishin e njëjta gjë, kishin dy përgjigje të ndryshme.

Si qëndron e vërteta? E vërteta qëndron diku në mes të dy përshkrimeve, atij glorifikues të librit të shkruar për të huajt, dhe atij të mënxyrshëm, të shkruar për shqiptarët. Nëse e përdorimin Mid’hat Frashërin si shembullin e më intelektualit shqiptar që shkruan në mënyrë të dyfishtë për bashkëkombësit e vet, mund të thuhet se fatkeqësisht, e vërteta mbi shqiptarët nuk është as te libri “Shqiptarët”, as te libri “Plagët tona”, si dy përshkrime ekstreme të shqiptarit. Kjo gjë mund të thuhet edhe për mendimtarët tanë të mëdhenj që janë përpjekur t’ u përgjigjen dy pyetjeve “Kush jeni ju shqiptarët?” dhe “Kush jemi ne shqiptarët?”, Pashko Vasën, Fan Nolin, Faik Konicën, At Gjergj Fishtën etj. Mid’hat Frashërin, pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?” e çoi te pyetja tjetër “Pse ne shqiptarët jemi në këtë gjendje?”. Ai është përpjekur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje në librin e tij “Plagët tona”. Mid’hat Frashëri kishte prekur këtu një nga mangësitë e mëdha të mendimit shqiptar, që reflektonte një nga të metat më të mëdha të krijuara në mendësinë e shqiptarëve gjatë shekujve. Shqiptarët, mendimtarët e kombit dhe njerëzit e thjeshtë, kishin prirjen e përbashkët që, në vend që të kërkonin të zbulonin shkaqet e së keqes, ankoheshin për gjendjen e keqe, vajtonin për të, të mallkonin të keqen. Para se të zbulonin se ku qëndronte vërtet e keqja, kërkonin që të gjenin një fajtor për të, me qëllimin e qartë që fajin ta shikonin vetëm larg vetes, mundësisht vetëm te të huajt pushtues që kishin ndikuar kaq shumë për keq në psikologjinë e shqiptarit. Që nga koha kur shkruante Mid’hat Frashëri kanë kaluar rreth 100 vjet, por duket se ai fjalët e mëposhtme i ka shkruar duke pasur parasysh Shqipërinë e vitit 2015.

Faji më i madh, burimi i kësaj që vuajmë, është se kushdo prej nesh j’a heth fajin tjatrit; askush nukë do që të marrë një përgjegjësi përsipër. E pret nga tjatrë kush ndreqjen e të metave, shpëtimin prej çdo pësimi. Bëjmë sikur harrojmë që Shqipërija është shtëpija jonë dhe që ne vetë do t’a ndreqim dhe ta vëmë jashtë valëve të shtërgatësë.

Shkurt, mendimi shqiptar ishte akoma i paaftë për ta përballuar këtë sfidë që të gjente shkaqet e së keqes që ishte ngulitur te njeriu shqiptar. Në kohën kur Mid’hat Frashëri shkruante kështu, në Shqipëri nuk kishte universitete, nuk kishte Akademi të Shkencave, kishte shumë pak shtëpi botuese dhe botoheshin shumë më pak libra, në krahasim me sot. Megjithatë, akoma edhe sot, rreth një shekull më pas, ndonëse kemi disa universitete në Shqipëri dhe disa në trojet e tjera shqiptare, në Kosovë e në Maqedoni, ndonëse kemi dy Akademi Shkencash Shqiptare, një në Tiranë e një në Prishtinë, ndonëse kemi disa qendra studimore akademike që duhet të lëvronin mendimin shqiptar, përsëri mendimi shqiptar nuk ka arritur që t’ i përgjigjet kësaj sfide në mënyrë bindëse. Edhe sot ne shqiptarët jemi në të njëjtën pozitë me Mid’hat Frashërin, i cili më 1919 thoshte me të drejtë:

    Pa diturë shkaku, pa gjeturë rrënjën, nuk mund t’i heqim një mur së ligësë

Ne sot, flas për vitin 2015, kur jam duke shkruar këta rreshta, akoma nuk kemi një përgjigje intelektuale për rrënjët e së ligës. Dhe kjo ndodh se ne ende sot nuk kemi një analizë, një katalog gjithëpërfshirës, të detajuar, të të metave tona nga këndvështrimi i shkencave antropologjike, sociologjike, psikologjike etj. Dhe ne ngarkojmë me faj paraardhësit tanë, të cilët disa breza më parë nuk arritën që ta bëjnë këtë gjë. Pikërisht ashtu siç ndodhte në kohën kur shkruante Mid’hat Frashëri, i cili vinte re se bashkëkohësit e tij më 1924, ngarkonin me faj gjyshërit e tyre që nuk e kishin bërë këtë studim të mendësisë kombëtare shqiptare dhe t’i zbulonin të metat që pastaj ata nipërit ta kishin punën më të lehtë. Atë që shkruante rreth një shekull më parë, Mid’hat Frashëri në librin “Plagët tona”, për fajin që bashkëkohësit e tij hidhnin mbi paraardhësit, në një mënyrë apo në një tjetër e thonë shqiptarët e sotëm, për ata që kanë jetuar në kohën kur shkruante Mid’hat Frashëri dhe më herët:

Është një virtut të shohë dhe të njohë njeriu të metat e tija. Kur e shohim fajin, e ndjejmë që lajthitmë, jemi të penduarë. Kjo siguri zgjuan ndër ne dëshirën dhe vullnetin që të veprojmë, të ndreqim shtrembësinë, të hyjmë në të drejtë. Ne Shqipëtarët, ti miku im që këndon këto rradhë dhe unë që po i shkronj, jemi plot faje, plot të meta. Kemi karaktere të liq, të trashëguarë nga kohët e shkuarë, nga stërgjyshët, nga paranikët. Duhet t’ i çdukim ne, të mos i trashëgojmë në djemtë t’anë, të mos i bëjmë të na japin mallkim. Ne sot nuk ngarkojmë me nëmë gjyshët t’ anë: ata nuk qenë të përgjegjshëm, se nuk i shihnin fajet. Po ne i prekim me dorë të ligat tona; prandaj duhet të mos i hedhim mbi kurriz të atyre që na pasojnë.

Duke kaluar nga pyetja “Kush jeni ju shqiptarët?”, te pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?” e më pas te pyetja “Pse ne shqiptarët jemi kështu si jemi?”, Mid’hat Frashëri arriti te pyetja: “Ç’na mungon?”

Kur humbet ideali, besimi ne fati, kur venitetë qëllimi dhe çduketë qoku, atëherë trupi bëhet si kufomë, i ka ikur shpirti, rrëzohetë si thesi që i është derdhur mielli.

Por cili duhet të ishte ideali i përbashkët i shqiptarëve. Në vitin 1924, tanimë shqiptarët kishin nisur të ishin të ndarë edhe ideologjikisht, pasi në vend kishin nisur të depërtonin idetë komuniste. Mid’hat Frashëri, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kërkoi të gjente një koncept të tillë të idealit shqiptar që të mos refuzohej nga asnjë prej palëve në luftën politike në vend:

Duhet të jetë madhëri dhe nderi i Shqipëtarit, njësi dhe bashkimi i kombit, lumtëri dhe përparim i përgjithshëm.

Sa për mirëqenien materiale, ai u thoshte bashkëkohësve se nuk duhet ta kishin si prioritet atë kur ishte fjala për idealin e përbashkët, se kështu ishte e pamundur që ta arrinin atë. Mirëqenia materiale e shqiptarëve mund të vinte vetëm si një nënprodukt i mirëqenies shpirtërore të tyre:

    Fuqija e shpirtit, ideali kombiar, do të na japë hov edhe për lumtërinë materiale.

Shkurt, nëse shqiptarët kërkonin ta lyenin bukën me gjalpë në vend që të blinin libra e të mësonin prej tyre, do të mbeteshin gjithmonë me bukë thatë, domethënë të varfër materialisht. Mirëqenies materiale i paraprin gjithmonë mirëqenia kulturore, donte t’ iu thoshte bashkëkohësve të tij Mid’hat Frashëri. Kështu kishte qenë në vendet e zhvilluara dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe në Shqipëri.

Sot, rreth një shekull pasi Mid’hat Frashëri shkruante në mënyrë të dyfishtë për shqiptarët në dy librat e tij “Shqiptarët” dhe “Plagët tona”, akoma mendimi shqiptar nuk ka arritur që ta kapërcejë këtë dyzim, duke prodhuar një model të njësuar që të përfshijë atë që është racionale nga libri “Shqiptarët”, me atë që është racionale nga libri “Plagët tona”. Dhe ç’është më e rëndësishme t’u jepet përgjigjeve pyetjeve që shtrohen atje. Mid’hat Frashëri dhe të tjerë studiues si ai, bashkëkohës të tij dhe që kishin shkruar më parë se ai, me sa duket për shkak të këtij dyzimi, nuk arritën që t’u japin një përgjigje të kënaqshme këtyre pyetjeve. Ne sot duhet të mësojmë nga sfida e paplotësuar e tyre.

Previous Post

Regresioni dhe projektimi, dy mekanizma mbrojtës të shoqërisë sonë…

Next Post

Epiriotët, shqiptarët e lashtësisë, ilirët që nuk u greqizuan

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Epiriotët, shqiptarët e lashtësisë, ilirët që nuk u greqizuan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.