Një person nga Sudani është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës nën akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Burime zyrtare nga policia thanë se u arrestua në kushtet e flagrancës një person nga Sudani, i identifikuar si 30 vjeçari Mohammad Ahmad. Ahmad u prangos në kushtet e flagrancës nga Sektori Kundër Trafiqeve në fushën e Arshilengos, duke shoqëruar 10 persona nga Siria, duke i ndihmuar për ti shpëtuar policisë. Mësohet se Ahmad është kapur disa herë si klandestin nga policia e Gjirokastrës dhe ajo kufitare dhe nga informacionet e veprimet e kryera rezulton se 30 vjeçari kishte ndihmuar edhe herë të tjera personat nga Siria me qëllim fitimi. Dyshohet se fillimisht 30 vjeçari ka qenë klandestin i thjeshtë, por më tej duke mësuar rrugën përkundër pagesës u premtonte bashkombasve të tij se do i kalonte nga Greqia në territorin shqiptar dhe më tej për të kaluar në Malin e Zi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















