Ilir Seci
Interesante komentet neper rrjete sociale per trajnerin e Kombetares shqiptare,Gianni De Biasi pas marrjes nga ana e tij te shtetesise shqiptare!…Lloj-lloj komentesh,disa edhe emrin ja paskan pershtate edhe emrin ne shqip!
Ne te vertete eshte intriguese kjo gatishmeria e Gianni De Biasit per te marre shtetesise shqiptare! Me sa di une Gianni De Biasi eshte trajneri i Kombetares qe nga viti 2011… Ne gjithe keto vite qe eshte trajner i Kombetares sone a ka dale ndonje gazetar ta pyese hollesisht zotin De Biasi rreth perkushtimit te veçante qe per Kombetaren tonë!?… Me deshiren qe te gjej diçka ne shumë bera ca qëmtime rreth tij…
Gianni De Biasi ka lindur ne vitin 1956 ne Sarmede,Provinca e Trevisos,ne veriun e Italise. Por sipas studiesve te onomastikes italiane,”De Biasi” eshte mbiemer patronim. Ky patronim ne Itali,e ka origjinen nga shtetet papale, nga qytete dhe rajone si Bari dhe rajoni i Puljas, Catanzaro dhe Regioni i Kalabrise, Benevento dhe rajoni i Kampanjes… Te gjitha keto rajone njihen si rajone te Arberesheve… Sipas studiesve italiane te onomastikes, nga keto zona e kane origjinen keto mbiemra me rrenje baze: Biagi, Biaggi, Biagelli, Biagetti, Biagianti, Biagini, Biagioli, Biagioni,Biasio, Biasia, Biase, Biasetti, Biasetto, Biasetton, Biasibetti, Biasin, Biasini, Biasioli, Biasiolo, Biasol, Biasion, Biasione, Biasioni, Biasissi, Biasizzi, Biasotti, Biasotto, Biasucci, Biasiutti, Biasiutto, Biasoni, Biasutti, Biasutto, Biasuz, Biasuzzi,Blas, Blase, Blasi, Blasio, Blasic, Blasig, Blasevic, Blasetti, Blasina, Blasini, Blason, Blasone, Blasoni, Blasotta, Blasutti,De Biagi, De Biaggi, De Biase, De Biasi, De Biasio, De Blase, De Blasi, De Blasio, De Blasis, De Blasiis,Di Biagio, Di Biase, Di Biasi, Di Biasio, Di Biaso, Di Blasi, Di Blasio… Familja e trajnerit De Biasi mbas bashkimit te Italise mund te jete zhvendosur ne Veri ne rajonin e Trevisos?!
Mjaft interesante eshte edhe nje e dhënë per vendlindjen e Gianni De Biasit… Ai ka lindur ne Sarmede, Provinca e Trevisos… Sarmede vendlindja e De Biasit, eshte bere e njohur ne vitet 1967-1970, kohe kur ne atë zone ndodhi “Skizma e Montaneres”, (Ndarja e Kishes se Montaneres)… Ky term “Skizma e Montaneres” i referohet ngjarjeve mes viteve,1967 -1969, kur pothuajse të gjithë banorët e Montaneres,një pjese e komunës se Sarmedes në provincën e Trevisos, Itali, vendosën të heqin dorë nga katolicizmi dhe përqafojnë fenë ortodokse! Kjo ndodhi mbas nje serie mosmarrëveshjesh qe paten besimtaret e Montaneres rreth emerimit te nje prifti,nga ipeshkvi i dioqezes Vittorio Veneto, monsinjor Albino Lucia i cili me vone u be Papa Pali i Parë… Kur nuk arriten te merren vesh me ipeshvin besimtaret e Montaneres bene Skizme,(Ndarje) dhe u shpallen ortodokse!
…Kjo lloj zemerate lidhur me besimin nuk eshte e panjohur per ne Shqiptaret apo jo!? Gianni De Biasi eshte nga ajo zone!? Te jete arberesh valle!? Kesaj pyeje mund t’i pergjigjet vete trajneri i Konbetares! Ne Tirane eshte dhe mund ta pyesin…
















