Më shumë se 10 miliardë euro llogaritet se të jetë shuma e mjeteve që
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vende të ndryshme të botës llogaritet se kanë dërguar në Kosovë mbi 10 miliardë euro, prej përfundimit të luftës e deri më tash.
Nga të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga vitit 2004 e deri në fund të muajit maj të këtij viti shuma e mjeteve të dërguara nëpër rrugë zyrtare është rreth 6.3 milionë euro.
Nga viti 2000 e deri në fund të vitit 2003 nuk ka të dhëna rreth dërgesave të mjeteve.
Gjermania edhe më tutje mbetet shteti prej të cilit më së shumti mjete dërgohen në vendin tonë, duke u pasuar nga Zvicra, Italia, Austria, etj.
Sipas të dhënave të BQK-së, nga viti 2004 e deri më tash, bashkatdhetarët tanë në Gjermani kanë dërguar në Kosovë gati një miliard euro, ndërsa nga Zvicra i kanë dërguar rreth 600 milionë euro. Sipas shumës, Italia radhitet e treta për nga dërgesat e remitencave, me rreth 200 milionë euro, ndërsa në vendin e katërt renditet Austria, prej nga janë dërguar 140 milionë euro.
















