• Latest
  • Trending
  • All

Nga Aleksandri te Renesansa

03/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 30 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nga Aleksandri te Renesansa

03/10/2015
in Lajme

Daut Dauti

Shembulli i Aleksandrit të Madh, deri diku, është përsëritur nga arabët, të cilët vërtetuan se civilizimet ngrihen mbi njëri-tjetrin. Civilizimet nuk janë përplasur në histori dhe nuk do të përplasen siç e parasheh Samuel Huntington-i. Në realitet, shpesh me të drejtë konsiderohet se ekziston vetëm një civilizim pasi që ekziston vetëm një njerëzim.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ngritja e Aleksandrit në madhështi nuk ishte vetëm për shkakun se ai arriti ta vinte nën sundim Lindjen deri në Indi. Ai u bë i madh më shumë për shkak të faktit se si sillej me popujt që binin nën sundimin e tij. Aleksandri vepronte kundër traditës dhe zakoneve të atëhershme të luftës që ushtronin dhunë dhe poshtërim ndaj të mundurve. Ai i trajtonte lindorët si qytetarë të barabartë me sunduesit e rinj, kurse oficerët dhe ushtarët e mundur i fuste në radhët e veta pa ndonjë diskriminim dhe hidhërim për atë që më parë kishin qenë armiq. Madje, edhe i çmonte shumë dhe i qortonte ushtarët e vet nëse vërente se ata e bënin të kundërtën. Rasti i martesës së tij me një vajzë (Roksana) diku nga malësia e Himalajeve dhe urdhri që ushtarët e tij të martoheshin në mënyrë masive me gratë e vendeve të pushtuara flet për një mendje progresive që kishte ai.

Me fjalë tjera, Aleksandri nuk bënte dallim në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe këtu duhet kërkuar shkakun e suksesit të tij. Nëse bënte dallim, lindorët i shikonte si më të lartë në aspektin kulturor. Bagdadi e kishte mahnitur dhe kjo ishte arsyeja që i shkroi Aristotelit për t’ia bërë me dije mësuesit se ky vend qëndronte disa herë më lart se të gjitha qytetet greke së bashku. Sa më thellë që shkonte në Lindje, shihte civilizim më të lartë të cilin e vlerësonte me respekt të madh.

Kjo është arsyeja që Aleksandri edhe sot është hero dhe legjendë gjithandej Lindjes – nga Stambolli deri në Delhi. Në këtë pjesë të botës njerëzit ende emërojnë fëmijët e tyre me Iskander dhe Dhylkarnen, emër i cili në gjuhën shqipe përkthehet si Dybrirëshi për shkak të përkrenares që Aleksandri barte në kokë. Përkrenarja, por edhe emri u emituan edhe te heroi i shqiptarëve Skënderbeu. Madhështia e Aleksandrit të Madh bëri që ai të njihej si globalisti i parë në historinë e njerëzimit që shpërndau kulturën helene dhe që i trajtonte të gjithë popujt njësoj, pa marrë parasysh se ata dallonin nga njëri-tjetri në forma të ndryshme kulturore.

Shembulli i Aleksandrit të Madh, deri diku, është përsëritur nga arabët, të cilët vërtetuan se civilizimet ngrihen mbi njëri-tjetrin. Civilizimet nuk janë përplasur në histori dhe nuk do të përplasen siç e parasheh Samuel Huntington-i. Në realitet, shpesh me të drejtë konsiderohet se ekziston vetëm një civilizim pasi që ekziston vetëm një njerëzim. Civilizimet, nëse ky emër ka shumësin e tij dhe nëse e pranojmë si të tillë, gjatë historisë janë takuar dhe kanë huazuar nga njeri-tjetri. Dhe, nëse një palë që ka adoptuar më shumë vlera se e mëparshmja dhe nëse ekonomia e saj ka mbizotëruar, atëherë ai civilizim ka mbijetuar dhe ka krijuar efekte. Nëse e shikojmë me kujdes civilizimin e sotëm, i cili quhet perëndimor për shkak të fuqisë që ka fituar, do ta shihnim se ky civilizim nuk është zbulim i ri.

Në periudhën e Renesancës Europa e kërkoi ringjalljen e civilizimit antik (kryesisht grek). Por, këtë civilizim në Europë e sollën arabët, të cilët më herët e kishin ngritur shoqërinë e tyre, sidomos shkencën, mbi këto baza. As grekët nuk mund të lavdërohen se ajo që bënin ishte zbulim vetëm i tyre. Zhvillimi i kulturës greke bëhej vazhdimisht nën ndikimin e Persisë. Me siguri edhe persianët kanë marrë diçka nga dikush. Arabët e kanë shtrirë pushtetin e tyre mbi domenet bizantine, romake dhe greke, nga të cilët morën shumë vlera ekzistuese të cilat i zhvilluan më tej. Për shembull mbulesa e grave të sotme myslimane është kopje e veshjes bizantine që hasej te murgeshat dhe gratë aristokrate në Konstantinopol. Është fjala për veshjen ku nuk mbulohet fytyra. Edhe mbulesa e fytyrës është para-islamike siç ka bërë me dije filozofi grek Strabo dhe ajo zbatohej me të madhe, por më shumë jashtë territoreve bizantine.

Sidoqoftë, periudha e Humanizmit dhe Renesancës filloi në shekullin XIV e zgjati deri në shekullin XVII. Ajo shpërtheu në Itali, por në realitet tharmi ishte hedhur më herët në qytetin Toledo të Spanjës. Sundimi arab në Spanjë ka zgjatur nga viti 711 deri më 1526 kur Grenada ra nën sundimin e spanjollëve të krishterë. Rënia kishte filluar gradualisht që nga shekulli XI. Spanjollët shkatërronin çdo gjë që okuponin nga myslimanët. Por, me rastin e Toledës, qytet i cili gjendet 70 kilometra në jugperëndim të Madridit, kishte ndodhë një mrekulli. Kur të krishterët e rrethuan qytetin në vitin 1085 u premtuan udhëheqësve dhe qytetarëve myslimanë se nëse dorëzoheshin nuk do të prekeshin as ata e as qyteti. Myslimanët u dorëzuan dhe të krishterët e mbajtën fjalën. U ndërrua vetëm pushteti i cili nga myslimanët kaloi në duart e të krishterëve. Deri atëherë, pos popullsisë myslimane në qytet kishte jetuar në harmoni e tolerancë të plotë një numër i konsiderueshëm i hebrenjve dhe një numër më i vogël i të krishterëve. Por, numri i të krishterëve u rrit shumëfish, por kjo gjë nuk paraqiti ndonjë problem pasi që popullata vazhdoi të jetonte në harmoni si më parë nën qeverisjen e myslimanëve.

Në Toledo ndodhi edhe një mrekulli tjetër. Qyteti u shndërrua në atraksion turistik dhe së shpejti u popullua nga udhëtarët europianë që dëshironin ta shihnin kulturën islame të një qyteti që nuk u dëmtua aspak dhe që udhëhiqej nga të krishterët pakicë. Shkencëtarë nga tërë Europa filluan të shkonin në Toledo duke e ditur se ky qytet, sikur edhe në qytetet tjera myslimane, kishte shkolla dhe biblioteka me një literaturë që mungonte në Europë. Dijetarët europianë, të etur për dije, kishin njohuri të faktit se arabët kishin përkthyer pothuaj të gjitha veprat relevante që ekzistonin në greqisht.

Brenda një kohe të shkurtë u krijuan grupe të ndryshme të përziera nga myslimanët dhe të krishterët europianë dhe filloi përkthimi këtyre veprave nga arabishtja në latinisht. Një gjë e këtillë e trazoi Kishën e cila mbante monopol mbi dijen. Përkundër vështirësive, intelektualët e asaj kohe ia dolën që pos përkthimeve të bëjnë edhe shpërndarjen e literaturës së vjetër e cila në fakt për Europën ishte e re. Pas një kohe në qytetet europiane, sidomos në ato të Italisë së sotme, u popullarizuan muzika dhe poezia trubadure e dashurisë, kurse kitara u bë instrument i rëndësishëm. Brenda një kohe të shkurtër numrat arabë zëvendësuan ata romak.

Por, gjëja më e rëndësishme ishte përkthimi i veprave filozofike të Aristotelit, Platonit dhe klasikëve tjerë përfshirë veprat për studime të natyrës dhe shoqërisë. U përkthyen edhe veprat e shkencëtarëve arabë që kishin kontribuar në studimet e matematikës, algjebrës, kimisë, astronomisë, sociologjisë, mjekësisë, etj. Madje, europianët shumicën e shkencave dhe shprehjeve shkencore nuk i emëruan me emra të rinj, por përdorën ato që ekzistonin në arabisht (al-kimia, al-gjebra, zero, azimuthi, etj.).

Në fund të shekullit XI në mesin e shumë vizitorëve dhe shkencëtarëve anglezë që shkuan në Toledo ishte edhe Daniel Morley, i cili hyri në histori si asnjë vizitor dhe shkencëtar tjetër. Morley qëndroi disa vite në Toledo duke studiuar dhe u kthye në Angli me një ngarkesë të madhe të librave dhe me një glob, i cili jashtë Spanjës myslimane nuk dihej se çka ishte. Pas kthimit, Morley e takoi ipeshkvin e Oxford-it, i cili ishte patroni (sponsori) i tij dhe i cili mbante rreth vetes një grup dijetarësh që ishin të interesuar për përhapjen e diturisë. Ky grup u mor me përpunimin e planprogrameve të universiteteve arabe që i kishte sjellë Morley dhe vendosën ta formonin një shkollë. Shkolla që filloi mbi planprogramin e universiteteve arabe, së shpejti u shndërrua në universitet që quajt Oxford University, nga i cili më vonë doli edhe një universitet tjetër i quajtur University of Cambridge. Dhe, siç ka shënuar Irelada Bath, njëri nga mesi i grupit të ipeshkvit dhe mik i Morley-it, për herë të parë në Europën jashtë-islamike studentët filluan të studionin gjërat që sot janë të thjeshta, por që atëherë nuk lejonte Kisha të studioheshin, si për shembull: pse uji i detit është i njelmët, si krijohen valët e detit, pse toka është e rrumbullakët dhe si qëndron ajo në ajër dhe disa gjëra tjera të kësaj natyre.

Deri në mesin e shekullit XVI Toledo ishte një qytet përparimtar, multikulturor dhe multifetar që ofroi shembullin dhe provën e parë të ekzistimit të mundësisë së një jete të përbashkët në mes banorëve që dallojnë në shumë aspekte. Në këtë qytet lindi ideja e jetës liberale dhe e shkencës. Me fjalë tjera Toledo ishte bërthama e një Evrope të ardhshme.

Ndërkohë në pjesën tjetër të Spanjës myslimane gjërat filluan të ndryshohen për të keq jo vetëm për shkak të sulmeve të spanjollëve të krishterë që vinin nga veriu, por edhe për shkak të problemeve të brendshme të myslimanëve. Kur Moravidët nga Afrika (Maroku) u erdhën në ndihmë princërve myslimanë në Spanjë, gjendja ndryshoi. Moravidët duke kaluar nëpër një zhvillim tjetër kishin adaptuar një lloj islami që dallohej nga ky në Spanjë. Moravidët u befasuan me jetën e zakonshme të myslimanëve spanjollë, e cila atyre u dukej luks i tepruar. Ata nuk qenë në gjendje ta kuptonin pse myslimanët dhe të krishterët bashkëpunonin e bashkëjetonin. Nuk e kuptonin as shkencën e artin dhe arsyen pse femrat nuk ishin të mbuluara si ato të Afrikës dhe pse shkonin në shkollë. Pasi që e morën pushtetin filluan të zbatonin masa regresive. Një gjë e tillë e shpejtoi rënien e territoreve myslimane. Dinastia e tyre u zëvendësua nga Almohadët, por u bë vonë për shpëtimin e Spanjës myslimane.

Rënia e territoreve myslimane nën pushtetin e të krishterëve që filloi me Toledon përfundoi me rënien e Granadës në vitin 1492. Kur mbretëresha Izabella dhe mbreti Ferdinand shkuan në Al-Hambra në ceremoninë e pranim-dorëzimit të Grenadës, ishin të veshur me rroba glamuroze myslimane. Princi Abdul e kishte dorëzuar qytetin duke dashur ta ruante mrekullinë arkitekturale dhe popullatën. Pas ceremonisë, duke zbritur shkallëve për të lëshuar pallatin, thuhet se princi kishte filluar të qante. Nëna, e cila i shkonte pas, i kishte thënë: «Mos qaj si grua për diçka që nuk ke mund ta mbrosh si burrë».

Një pjesë e Grenadës u ruajt, por shumica e trashëgimisë myslimane u shkatërrua nga spanjollët e krishterë. «Mbijetoi vetëm vaji i ullirit» – thotë shënimi i një historiani cinik. Në mesin e dëmeve ishte edhe djegia e mbi një milion librave. Perandoria Otomane tashti ishte lajmëruar në brigjet e Mesdheut karshi Spanjës dhe kjo shkaktoi frikë të madhe te spanjollët të cilët në vitin 1526 dëbuan myslimanët (shumica iberianë) dhe hebrenjtë e fundit që deri atëherë kishin shënuar shifrën 300 mijë.

Isabela dhe Ferdinandi me amanet u varrosën në Al-Hambra në një ambient tërësisht islamik. Në krahun e djathë të varreve të tyre edhe sot qëndron shahadeti i gravuar në mermer. Tri anët tjera janë të stolisura (po ashtu gravura mermeri) me plotë ajete nga Kurani. Edhe pse çifti ishte anti-islamik i zjarrtë, duket se në heshtje e ka pranuar gjithmonë epërsinë kulturore që kishin prodhuar arabët dhe të cilën rrugë e kishin vazhduar berberët, por edhe vendasit iberianë që ishin konvertuar në myslimanë.

Toledo përfundoi si qytet njëkombësh dhe me një religjion. Por, ideja për një bashkëjetesë, tolerancë dhe zhvillim shkencor mbeti si një vulë dëshmie dhe ajo u bartë në tërë Europën. Veprat e klasikëve që u transmetuan nga arabët, por edhe ato të krijuara nga ta, u bartën dhe gradualisht krijuan idenë e një Evrope liberale, e cila sot në aspektin ekonomik, sidomos kulturor, qëndron mbi kontinentet tjera.

Previous Post

Ndeshja me Serbinë, De Biasi: Lojtarët të mos përfshihen nga emocionet, duam fitore

Next Post

Gianni De Biasi nderohet me Doctor Honoris Causa në UET

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gianni De Biasi nderohet me Doctor Honoris Causa në UET

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.