The New York Times shkruan se Grabovci po hetohet për përgjime të kryera nga EULEX-i në vitin 2011, kohë kur lider i PDK-së ishte Hashim Thaçi.
“Që nga viti 2011 Grabovci ka përdorur pozitën e tij (shef i Grupit Parlamentar të PDK-së) dhe autoritetin zyrtar për të siguruar pushtet politik dhe ndikim në marrjen e vendimeve nga agjencitë e qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjet publike”, citon The New York Times shkrimin e Reuters.






















