“Më vjen mirë që të shoh. Ka kaluar kohë e gjatë”, ka thënë Abbas siç tregohet në videon që u publikua nga zëdhënësi i Netanjahu.
Gjithashtu thuhet se edhe gruaja e Netanyahu e ka falënderuar Abbasin për ardhjen e tij.
Sipas medieve të huaja, ata nuk janë takuar publikisht që nga viti 2010, por mediat kanë njoftuar se ata kanë pasur bisedime me dyer të mbyllura.
Të dy udhëheqësit, në nëntor të vitit të kaluar kishin qenë pjesëmarrës në një konferencë për ndryshimet klimatike në qytetin francez të Bourget, ku patën vetëm një shtrëngim duarsh.
Video: PM Netanyahu meets PA President Abbas at the funeral of Israel’s ninth President, #ShimonPeres. pic.twitter.com/CQW3k7fRGh
— Ofir Gendelman (@ofirgendelman) September 30, 2016























