Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet që nesër të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Takimi në Moskë po zhvillohet përpara para zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit në Serbi.
Mediat e huaja raportojnë se Vuçiç do të përpiqet të finalizoj marrëveshjen me Putinin, lidhur me dërgimin e gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29, disa ditë para votimeve për president.
Vuçiç po përpiqet që të jetë sa më pragmatist, duke forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe njëkohësisht duke mbajtur raporte të mira edhe me perëndimin,.
Më herët Serbia kishte shprehur dëshirën për forcim të lidhjeve me NATO-n, dhe nga ana tjetër forcon lidhjet ushtarake me Rusinë. Lëvizjet e tija politike kanë sjellë shqetësime tek fqinjët, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina.






















