Në një konferencë për media përfaqësuesja e këtij grupi, Edona Bajramaj, tha se protesta do të mbahet për shkak të përgjimeve të publikuara në media ku protagonist kryesor i tyre është deputeti i PDK-së Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së.
Ky grup ka organizuar edhe disa protesta dhe aksione simbolike ditëve të kaluara.
Protesta do të mbahet nesër në orën 17:00.






















