Në një video-mesazh Kuçana shprehet se duhet të ruhemi sot që të mos vajtojmë nesër, sepse trimëria më e madhe është që të qëndrosh në shtëpi.
KUKËS– Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka bërë një apel kundrejt të gjithë qytetarëve që thyejnë rregullat e karantinimit dhe dalin nga shtëpitë në një kohë që vendi ynë ka shënuar 76 të prekur nga Covid-19. Në një video-mesazh Kuçana shprehet se duhet të ruhemi sot që të mos vajtojmë nesër, sepse trimëria më e madhe është që të qëndrosh në shtëpi.
“Nisur nga situata që po kalojmë desha të bëj një pale për banorët e Kukësit, Tropojës dhe Hasit. Duke përdorur fjalë për sensibilizimin e njerëzve për këtë virus që prej më shumë se një jave është futur në vendin tonë. Duhet të respektojmë udhëzimet e obsh-së, të mjekëve dhe të specialistëve tanë. Duhet të respektojmë këto rregulla. Në shumë raste shohim që nuk është marrë me seriozitet dhe njerëz pa nevojë dalin rreth mbrëmjes. Papërgjegjshmëria të çon në marrëzi dhe marrëzia të çon në fatilitet. Në do dështojmë kështu. Imagjinoni sikur 100 veta të kërkojn ëndihmë mjekësore përnjeherësh çfarë duhettë bëjmë. Ne duhet të mbrojmë veten, familjarët, fqnijët dhe mjekët. Ju lutem eliminoni trimëritë, sepse trimëria më emadhe është të qëndrojmë në shtëpi. Të drejtohem ty kryefamiljar që të mbledhësh familjen e të mos dalin jashtë, të drejtohem ty nënë që të marrësh masa sepse nesër do të jetë shumë vonë dhe do të vajtosh. Të drejtohem ty vajzë e re që di gjithçka që ndoh përreth, të lutem mos i lër njerëzit e tu të dalin. Kam dhe një apel për mjekët që të kenë kujdes, të gjithë bashkë do t’ja dalim,”- shprehet ai.
Ky apel vjen në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.
https://www.facebook.com/332111830274175/posts/1560113277474018/