Rastet për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë ndodhur në vazhdimësi që nga Shkurti i këtij viti në intervale të ndryshme kohore. Vlen të theksohet se gjatë këtij viti për raste të ngjashme të raportuara në të njëjtin lokacion nga njësitet policore të Obiliqit janë arrestuar 15 persona të tjerë të dyshuar.
“Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të Grabitjes, Vjedhjeve te renda dhe Shkaktimit te rrezikut të përgjithshëm në dy Termocentralet e KEK-ut ne Obiliq, është finalizuar me sukses javën e kaluar, ku u arrestuan 9 persona”, ka bërë të ditur Policia.
Pas përfundimit të procedurave policore janë dërguar në gjykatën kompetente, ku u është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.
Personat e arrestuar:
R. Ç – mashkull, 18 vjeç , shtetas i Kosovës,
M.L – mashkull, 20 vjeç , shtetas i Kosovës,
A. I – mashkull, 20 vjeç , shtetas i Kosovës,
L.H – mashkull, 22 vjeç , shtetas i Kosovës,
I. Ç – mashkull, 22 vjeç , shtetas i Kosovës,
R.K – mashkull, 23 vjeç , shtetas i Kosovës,
A. B – mashkull, 23 vjeç , shtetas Kosovës,
A. I – mashkull, 24 vjeç , shtetas Kosovës, si dhe
M.I – mashkull, 27 vjeç , shtetas i Kosovës.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i gjashtë lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar : Një pistolete me një karikator se bashku me katër fishek, tre fishek te armës se gjatë, një gëzhojë e armës se gjatë, dy fishek të pistoletës, tre telefona celular, një maskë, një palë pranga dhe një laser nate.






















