Thotë se afati i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve, tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij ia mundëson ta kuptojë më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje.
“E vlerësoj qëndrimin e Behgjet Pacollit, i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoi ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal.
Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”, ka shkruar Abrashi.
“Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara”, ka përfunduar ai.





















