Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka thënë se i gjithë debati për këtë kishë është i panevojshëm dhe se të deklarimet publike si për funksionalizimin e saj, si për rrëzimin e saj janë të ngutshme.
Rashiq ka thënë se tema është politizuar nga të dyja anët, dhe të dy ato e kanë tepruar dhe janë fajtorë për gjithë këtë proces, pasi që qëllimi nuk ka qenë të politizohet kjo temë, por vetë të bëhet mirëmbajtja.
Ai ka sugjeruar që procesi të shqyrtohet pa nguti, dhe ka aluduar se qëllimi i klerikëve ka qenë vetëm mirëmbajtja.
https://www.youtube.com/watch?v=K93kvujZ9V4?feature=oembed&w=640&h=360






















