Për shkak se puna në burg konvertohet me leje shpërblyese, ajo sikurse edhe gra të tjera në qeli, iu përkushtua punimeve me grep, për t’i shitur më pas përmes familjarëve. Fitimet gjatë këtyre viteve ua dërgonte djemve.
“Djalin e vogël e kam lënë nëntë vjeç, të madhin 14”, rrëfen Ardiana Kolami.
Djemtë janë rritur, por ajo prapë shet për t’i ndihmuar jo vetëm ata , por edhe nusen.