• Latest
  • Trending
  • All

Nën rrezet e shkëlqimit zviceran

10/12/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nën rrezet e shkëlqimit zviceran

10/12/2022
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
Kur udhëtoni nga Londra për Zürich, vetëm pas një ore fluturimi, aeroplani fillon të ulet derisa ende është në qiellin e Francës apo Gjermanisë. Aeroplani ulet duke e kaluar terrin e shtresës së mjegullës dhe paprtimas dalin pamjet e vendbanimeve të territorit zviceran. Në mengjesin e mesit të nëntorit pamja nuk është aq e kthjelltë sa do të dëshironit, por është e mjaftueshme për ta parë bukurinë e këtij vendi. Vendbanimet duken si maketa të vendosura në tavolinat e mëdha të arkitektëve. Shihen shtëpi të bukura dhe plot gjelbërim. Rrugët, që duken si vija të zeza lapsi, e plotësojnë mozaikun mbresëlënës. Rendi, rregulli dhe shkëlqimi zviceran duken nga aeroplani.
Radhë të gjata të udhëtarëve para katër sporteleve të policisë që i kontrollojnë pasaportat. Në anën time të djathtë një kabinë ku qëndron një police, nuk ka asnjë njeri të rreshtuar. Aty shkojnë nënshtetasit zviceranë dhe ata të Unionit Evropian, por për momentin, nuk ka të tillë. Unë vendosa ta bëjë veprimin ‘provokativ’. Dola nga radha dhe shkova aty. Ia dorëzova pasaportën polices, por ajo, sapo e shikoi, menjëherë tha ‘No’ dhe më dha shenjë që të kthehesha në radhën tjetër. Pasaportës time në ballë ende i shkruan ‘Eurpean Union’, të cilin rresht ia tregoj polices me gisht sikur që ajo nuk e dinte. ‘No’ – sërish policja me vendosshmëri. Edhe zviceranët e kanë marrë vesh punën e Brexitit dhe mua më duhet të pres në radhë, së bashku me nënshtetasit e shteteve të ‘parëndësishme’. Kjo nuk është punë e lehtë për një britanik, por në këtë rast vlenë maksima ‘keni dëshiruar, përjetojeni’.
Derisa ende pres në radhë, një grua me pasaportë si timen, i afrohet sportelit nga ku u refuzova unë. Policja, me siguri për shkak të monotonisë apo të keqardhjes nga kolegët tjerë që nuk kishte punë, ia pranoi pasaportën kësaj gruaje. E theu rregullin e precizitetit zviceran. Pastaj, më shikoi mua me një buzëqeshje që mezi e krijoi. ‘Hajde edhe ti’ – më dha shenjë me kokë. ‘Jo’ – i thashë, edhe unë me kokë. Ajo i ngriti vetullat duke e lëvizur kokën për të thënë ‘nëse dëshiron’. Unë i përgjigjem njësoj ‘nuk dëshiroj se më refuzove’. Ajo: ‘punë e madhe nëse nuk dëshiron’ dhe bënë ca lëvizje me duar nën tavolinë sa për t’u parë që nuk rri e paangazhuar. Komunikimi jonë me mimikë të fytyrës dhe ‘body language’ përfundoi kur më erdhi radha të sporteli ku qëndroja. Polici e mori pasaportën dhe, sa për sy e faqe, e hapi dhe e shikoi fotografinë. Procedurë që zgjati dy apo tre sekonda dhe ‘Welcome to Switzerland’. ‘Thank you’ – ia kthej policit siç e kërkon rutina e mirësjelljes. Në aeroport më presin të afërmit e familjes, sikur në Kosovë.
Moti i vranët dhe me riga të shiut të vjeshtës së vonë ia ka mbuluar shkëlqimin Zürich-ut. Ngjyrat e bukura të gjetheve kryeneqe që ende kanë mbetur në degë, nuk bëjnë punë. Qyteti duket monoton. Zürich-u, në kujtimet e mia është ai i stinës së verës. Nuk e kam vrojtuar asnjëherë ndryshe edhepsë e kam parë në vjeshtë dhe dimër. Ngrohtësia, gjallëria e paskajshme dhe plot shpresë e verës, mungon. Nga koha e regjistrimeve të kujtimeve të para, tashti gjithçka ka ndryshuar. Diskoteka ‘Down Town’ që gjendej në kthesën e dytë të rrugës majtas që ngjitet me rrugën luksoze ‘Bahnhofstrasse’ dhe ajo tjetra ‘La Ferme’ buzë liqenit, ka kohë që nuk ekzistojnë. Ende e kam në kujtesë aromën e trupit të vajzave të përziera me parfume dhe djersë kur vallëzonim. Ka qenë një kombinim i aromave që më vonë e kam kërkuar edhe gjetiu për ta gjetur. Nuk janë më as ‘Café Europa’ e as ‘Café Paris’ ku preferoja të shkoja. Zviceranet e parfumosura që ecnin drejtë dhe i tundnin gjinjtë poshtë-lartë, nuk shihen. Ndoshta kjo nuk vërehet për shkak të motit që i ka detyruar të vishen trash e ua ka mbuluar këtë ‘ves’ tërheqës për burrat.
Shqiptarët më nuk mblidhen në ‘Restaurant Bahnhof ‘ në pjesën ‘Zweite Klasse’. Nuk i diskutojnë më përparësitë e sistemit marksist-leninist të Shqipërisë që i kishte ndaj atij të Jugosllavisë. Si çështje patriotike, natyrisht. Pra, në një vend si Zvicra kapitaliste, e para në botë në shumë aspekte, diskutoheshin këto gjëra. Kjo ka qenë një gjeneratë e kotë. Tamam Diasporë (farë e humbur). Pa asnjë shpresë dhe dëshirë për t’u angazhuar, e lëre më për t’u integruar në sistemin shoqëror zviceran. Megjithatë, këta kanë qenë njerëzit që me punën e tyre të rëndë në ndërtim dhe bujqësi, e kanë mbajtur gjallë Kosovën.
Edhe kjo gjë tashti ka ndryshuar. Gjenerata e dytë dhe ata që erdhën në këtë vend pas vitit 1990 kanë sjellë ndryshime rrënjësore. Fëmijët e kësaj gjenerate kanë përfituar nga arsimi kualitativ zviceran dhe kanë përparuar në sistemin shoqëror të lartë dhe në ekonominë e pasur dhe stabile të këtij vendi. Pëparimi i shqiptarëve ndoshta nuk është aq sa do të dëshirohej, por në krahasim me gjeneratën e kaluar, është i pabesueshëm. Shqiptarët tashti i gjenë në të gjitha sferat e jetës ku luajnë rol të rëndësishëm.
Përparimi i tyre vërehet në konferencën që organizoi ‘Bashkësia Shqiptare në Botë’, e udhehequr nga Nazmi Jakurti (Bern,19 nëntor). Nuk janë vetëm Xhaka e Shaqiri që kanë përparuar . Shqiptarët tashti janë të rëndësishëm në ekonominë e këtij vendi, që nga sipërmarrjet e vogla e deri te ato të mesme dhe me tendencë të zhvillimit në të mëdha. Më së shumti bëjnë përshtypje mjekët. Numri i tyre është shtuar në disa qindra. Nuk janë vetëm mjekë të zakonshëm, por edhe specialistë e udhëheqës të instutucioneve të rëndësishme shëndetësore të këtij vendi.
Mjekë të tillë janë edhe kusherinjtë e mi, Nexhati dhe Isa, dhe kanë përparuar poashtu. Nexhati që punon në pjesën frankofone më trajton si mysafir. Ai e di se çka duhet të vizitohet në këto anë.
Në shpatijet që fillojnë buzë liqenit të Gjenevës shtrihet Corsier – sur – Vevey. Vendi është bërë atraksion turistik për shkak se aty ka jetuar Charlie Chaplin, gjeniu i komedisë së kinematografisë. Chaplini ka lindur në familje të varfër në Londër (1889) në një banesë me 12 m² nën kulm të një shtëpie dhe ka vdekur (1977) në Vevey në një vilë elegante me disa qindra m² dhe me 4 hektarë oborr. Për njeriun që e ka bërë botën të qeshë pa kufi, pjesa e jetës së tij në Zvicër ka qenë e mirë. Ai u detyrua të largohet nga Amerika, gjëgjësisht Holivudi, për shkak se në valën e luftës kundër komunizmit, e akuzuan për simpati ndaj kësaj ideologjie. Ku të shkonte ai më mirë se në Zvicër ku edhe aty, nga viti 1953, në të dy anët e kamerës, e vazhdoi karrierën e aktrimit, regjisë, skenaristit dhe kompozitorit. Shtëpia e tij e dikurshme tashti është muze dhe për vizitorët shfaqë aspekte të jetës së tij private dhe aktivitetit në kinematografi. Djaloshi i dikurshëm që karrierën e filloi duke aktruar rrugëve të Londrës, ka vdekur si milioner në Zvicër.
Nëse nga ky vend e vazhdoni rrugën në të majtë të liqenit, për disa minuta, që kalojnë shpejt duke i vështruar bukuritë përreth, arrini në Montreux. Ky është një qytet që njihet për shumë gjëra, por më së shumti për festivalin e xhezit. Jeta këtu duket më e ngadalshme dhe më e lehtë. Frankofonët e Zvicrës nuk e marrin jetën aq seriozisht sikur bashkatdhetarët e tyre gjermanë.
Kur mbrëmja fillon ta mbulojë qytetin, ndezën dritat dhe vendbanimet marrin pamjen e një pikture impresioniste që punohet sipas dëshirës. Uji i liqenit errësohet në një ngjyrë më të kaltër të llojit të vet. Në bregun e majtë të liqenit shihet kufiri me Francën. Nëse jeni notues i mirë, mund të dilni në Francë duke notuar.
Mbrëmja i nxjerrë njerëzit në rrugët e qytetit, sidomos në pjesën e bregut të liqenit. Ka filluar një festë tradicionale dhe mezi ecni rrugëve. Njerëzit duken të veshur mirë, të gëzuar për fundin e ditës së punës dhe fillimit të festivalit. Gjithkah dëgjoni të fitet gjuha shqipe. Derisa Nexhati merret me parkim, që nuk gjendet lehtë, e pyes Isën se cila është gjuha që flitet në Montreux? ‘Shqipja’ – thotë ai pa hezitim dhe vazhdon të rrëfej ardhjen e tij për herë të parë në këtë vend si vizitor kur ka qenë ende student.
‘Kur kam zbritë nga treni në një mengjes të verës dhe e kam pa këtë vend të bukur duke shkëlqyer nga rrezet e diellit të mëngjesit, e kam lutur Zotin që të ma mundësoj të jetojë këtu’ – më thotë Isa. Dhe ja, dëshira i është plotësuar. Isa është nga njerëzit e rrallë që iu plotësohen të gjitha dëshirat. I ndihmon Zoti, pra. Mu ashtu siç u ka ndihmuar të gjithë shqiptarëve tjerë që kanë ardhur në këtë vend ku shkëlqimi dominon mbi të gjitha.
Previous Post

Çështja e emigrantëve, kryeministri britanik “mënjanon” Braverman

Next Post

Veriu i Kosovës/ Serbia kërcënon me dërgimin e 1 mijë forcave ushtarake

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Veriu i Kosovës/ Serbia kërcënon me dërgimin e 1 mijë forcave ushtarake

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.