Prej më shumë se dy muajsh prokuroria ka kërkuar të dhëna për profilin në Facebook, të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Bëhet fjalë për një profil me këtë emër në rrjetet sociale, i krijuar për disa aktivitete kriminale thonë prokurorët.
Report tv ka zbuluar se personi që përdori emrin e heroit tonë kombëtar në Facebook, dyshohet se përdor rrjetet sociale për të shitur drogë. Përveç kësaj, i njëjti person ka ngacmuar seksualisht dhe përndjekur disa vajza që kanë denoncuar në polici.
Me anë të një letër porosie drejtuar rrejtit social Facebook me adresë 1601 Willow Road, Menlo Park CA 94025, Kalifornia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuza shqiptare është në pritje për të marrë të dhëna të dobishme për të identifikuar personin e kamufluar pas identitetit të Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Vitin e kaluar Facebook ndihmoi prokurorinë dhe Shërbimin Informativ Shqiptar të gjurmonin 29 adresa të përfshira në aktivitete kriminale. 20 persona u arrestuan.















