Negociatat mes Trojkes dhe qeverisë greke që u zhvilluan në Paris nuk kanë mundur të finalizohen me një marrëveshje. Të dy palët kanë insistuar në qëndrimet e tyre: Trojka në nevojën e marrjes së masave të reja shtrenguese, ndërsa Athina zyrtare në kundërshtimin e masave shtesë. Megjithatë, të dy palët i kanë karakterizuar si konstruktive bisedimet, duke theksuar se është shënuar progres. Në fakt, ka pak gjasa që marrëveshja të arrihet deri më datën 8 dhjetor, kur zhvillohet takimi i fundit i Eurogrupit. Përballë marrëveshjes së munguar, partnerët ndërkombëtarë të Greqisë duket se do të përzgjedhin një shtyrje afati për programin e shpëtimit të vendit, që normalisht do të duhej të përfundonte më 31 dhjetor. Ndërkohë, kjo mund te konsiderohet një goditje ndaj ambicjeve të kryeministrit Samaras, i cili ka deklaruar se fundi se vendi ka dale nga reçesioni dhe Greqia tashmë mund t’i përmbushë vetë nevojat financiare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















