• Latest
  • Trending
  • All

Në zgjedhjet e reja me kandidatë të vjetër

09/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 4 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në zgjedhjet e reja me kandidatë të vjetër

09/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Ky subjekt politik, më i madhi në Kosovë, në këto komuna do të garojë me kryetarë të vjetër, Avni Kastrati (Mitrovicë), Bajram Mulaku (Vushtrri), Fadil Nura (Skenderaj), dhe në Drenas me kryetarin aktual Ramiz Lladrovcin.

Në degët e PDK-së në këto komuna kanë thënë për “Zërin” se kandidatët e tyre do t’i fitojnë me lehtësi dhe bindshëm zgjedhjet e këtij viti, ndërkohë që kanë vlerësuar se subjektet tjera politike nuk janë të denja për t’u përballur me PDK-në dhe se ata do t’i hyjnë luftës “me pushkë të zbrazët”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

PDK-ja me Kastratin, LDK-ja me Kamberin dhe AKR-ja me Bahtirin

Partitë politike në Mitrovicë kanë filluar fushatën elektorale lokale për qeverisjen e Mitrovicës në katër vjetët e ardhshme. Lufta për vota e pushtet në këtë komunë do të jetë shumë e ashpër për faktin se PDK-ja e Kadri Veselit e ka fitoren në Mitrovicë “për jetë a vdekje”.  E ardhmja e Kadri Veselit në politikën kosovare varet shumë nga fitorja në Mitrovicë. Avni Kastrati, i cili për dy mandate kishte qeverisur me Mitrovicën, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013 kishte humbur nga Agim Bahtiri (AKR), do të jetë kandidat i PDK-së për Mitrovicën.

PDK-ja beson se Kastrati do të ngadhënjejë në zgjedhjet e sivjetme. LDK-ja në Mitrovicë, e cila kishte ndihmuar Agim Bahtirin në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte në koalicion me të deri para pak muajve, ka konfirmuar se ka nominuar Safet Kamberin për kryetar të Mitrovicës, duke shpresuar se në katër vjetët e ardhshme do të qeverisë me Mitrovicën. Në anën tjetër, AKR-ja dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë lidhur koalicion parazgjedhor me qëllimin që të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët, me kryetarin e tanishëm të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri pretendon të marrë edhe një mandat për ta qeverisur Mitrovicën duke qenë kandidat i një koalicioni të gjerë të partive politike, AKR-së, LVV-së, AAK-së, “Nismës” dhe PD-së, parti me të cilat është edhe në koalicionin qeverisës aktual në Mitrovicë. Ai  ka ripërsëritur se edhe në këto zgjedhje do ta mundë PDK-në, pasi që siç thotë ai, “qytetarët janë përkrah tij, të kënaqur me punën e tij në këtë mandat”.

Subjektet tjera në Mitrovicë ende nuk janë deklaruar për kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhje.

Situata më e paqartë është në Skenderaj. PDK-ja ende nuk ka vendosur për ndonjë emër konkret, ndonëse në opinion lakohen disa sish.

Zëdhënësi i PDK-së në Skenderaj, Hajriz Koci, i tha “Zërit” se PDK-ja akoma nuk është përcaktuar për ndonjë emër që do t’i hyjë garës për kryetar të Skenderajt. “Jemi në fazën e konsultimeve, ende nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë Koci.

Kandidati më serioz për t’u ulur në karrigen e Sami Lushtakut, i cili ka qeverisur me Skenderajn prej zgjedhjeve të vitit 2007, është pa dyshim zëvendësi i tij, Fadil Nura, i cili ka drejtuar Skenderajn një mandat të plotë pasi që kryetari i zgjedhur me 80 për qind të votave të qytetarëve të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kaluar mandatin në paraburgim si i akuzuar për “Krime lufte”. Një tjetër emër që lakohet është ai i Faruk Gecit, për të cilin thuhet se e ka mbështetjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për faktin se Veseli kishte raporte shumë të mira me babanë e tij, Jetullah Gecin, gjatë luftës.

Ky i fundit ka qenë komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”. Gjithashtu përmendet edhe emri i deputetit Nuredin Lushtaku

AKR-ja në Skenderaj është përcaktuar për kryetarin e Degës Musa Dërvishajn, si dhe për Arta Mdreshajn dhe Xhavit Spahiun. Njëri prej tyre do të garojë për kryetar të Skenderaj, ndërsa besohet se ai do të jetë Dërvishaj.

Subjektet tjera, LDK-ja, AAK-ja, “Nisma”, “Fjala” ende nuk janë përcaktuar, ndonëse pohohet se LDK-ja do të kandidojë me kryetarin aktual të Degës, Isa Fejzullahu, ndërsa AAK-ja me Qazim Xanin.

Në Vushtrri PDK-ja do të garojë sërish me Bajram Mulakun, i cili për tri mandate ka qeverisur, siç thonë në PDK, “shumë suksesshëm me komunën e Vushtrrisë”. Subjektet tjera politike ende nuk janë përcaktuar për kandidatët e tyre për garën e të parit të Vushtrrisë.

Lladrovci apo Bazaj?

Gjendja më e paqartë se kush do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme është në Drenas. PDK-ja, siç ka thënë edhe kryetari aktual, do të garojë me Ramiz Lladrovcin, i cili ka fituar në balotazh në zgjedhjet e jashtëzakonshme në dhjetorin e vitit të kaluar pas dorëheqjes së Nexhat Demakut. Ndonëse Lladrovci beson se PDK-ja atij do t’ia japë besimin, kryesuesi i Kuvendit të Drenasit, Naim Bazaj, i ka thënë “Zërit” të premten se ai do të garojë në zgjedhje për të parin e kësaj Komune, me nominimin e PDK-së. “Kur jam tërhequr nga gara në zgjedhjet e fundit kam bërë marrëveshje me kryetarin Kadri Veseli, që në zgjedhjet e sivjetme PDK-ja të më kandidoj mua në garën për kryetar të Drenasit. Unë e kam mbështetjen jo vetëm të elektoratit të PDK-së, por edhe të të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit dhe besoj shumë se zgjedhjet do t’i fitojë me shumicë absolute të votave. Nuk vjen në pyetje fare balotazhi”, ka thënë Bazaj.

Në anën tjetër AAK-ja dhe “Nisma” do të garojnë me kandidat të përbashkët dhe ai do të jetë Isa Xhemajlaj, ndërsa “Vetëvendosja”, LDK-ja dhe AKR-ja ende nuk janë deklaruar për kandidatët për kryetar të Drenasit.

Në Komunën e Istogut e pakontestueshme është LDK-ja, e cila ka qeverisur me këtë komunë prej përfundimit të mandatit të qeverisë së përkohshme të Kosovës. Prej atëherë, LDK-ja ka qeverisur fillimisht me Fadil Feratin, e pas vdekjes së tij me Haki Rugovën, i cili aktualisht është kryetar i Istogut. LDK-ja thuhet se do të garojë sërish me Haki Rugovën, i cili është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa një emër tjetër që lakohet është ai i Agim Ademajt. Rugova ka thënë se ende nuk është deklaruar nëse do të vazhdojë me postin e të parit të Istogut, por ka sqaruar se do të konsultohet paraprakisht me strukturat e partisë. PDK-ja në Istog do të përcaktohet në mes të Shasivar Haxhisë dhe Lulzim Shoshit, ndërsa AAK-ja është deklaruar për Gani Dreshaj.

“Nisma” në Istog do ta mbështesë kandidatin e AAK-së Gani Dreshajn.

Lëvizja “Vetëvendosje” do të garojë me Agron Avdiajn, por lakohet edhe emri i Donika Kadaj-Bujupit, e cila në zgjedhjet e kaluara ka garuar si kandidate e AAK-së.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Vulin e quan Hardinajn terrorist

Next Post

Të paktën tre deputetë të PDK-së e përkrahin rrëzimin e Isa Mustafës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Të paktën tre deputetë të PDK-së e përkrahin rrëzimin e Isa Mustafës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.