Policia i ka vëzhguar dhe i ka ndjekur nga pas derisa ka gjetur në shtëpinë e pabanuar të Bregut, lëndën narkotike, dy atomatikë dhe 4 krehra me 300 fishekë.
Policia e Vlorës njoftoi se “në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë të mundur lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë pranë fshatit Mallkeq.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg (kilogram).
Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Italian.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
200 kg lëndë narkotike “Marijuanë”,
2 armë zjarri “Automatik-model 56”,
4 krëhër të mbushur me fishekë,
300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.






















