• Latest
  • Trending
  • All

NË VITIN E RI, PËR NJË PARTI SHQIPTARE

30/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

NË VITIN E RI, PËR NJË PARTI SHQIPTARE

30/12/2020
in Aktualitet

Fran Shkreli

At Gjergj Fisht ka ndërruar jetë me 30 dhjetor 1940. Disa entuziastë të Poetit Kombëtar e kishin shpallur (privatisht) vitin 2020 si “Viti i Fishtës”, duke shpresuar (më kot) se entet zyrtare, akademitë e shkencave të të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, do të bënin një gjë të tillë për të kujtuar njeriun e madh të letrave shqipe, por ato nuk e bënë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në fund të këtij viti që, vërtet, duhet të ishte shpallur zyrtarisht “Viti i At Gjergj Fishtës” por që nuk ndodhi dhe në fillim të Vitit të Ri, në prak të të cilit Kombi Shqiptar, si Shqipëria ashtu edhe Kosova, duket se do të përballen me sfidat më serioze të 30-viteve post-komunizëm, në liri e demokraci dhe pavarësi për Kosovën.  Jo se këto sfida dhe rreziqe me të cilat po përballet Kombi janë shkaktuar nga të huajt, megjithëse edhe ata, sidomos fqinjtë e shqiptarëve, kanë punuar dhe punojnë që shqiptarëve t’u shkojnë punët si është më keq, sidomos midis njëri-tjetrit. Por, rreziqet dhe problemet e mëdha me të cilat përballen sot Shqipëria, Kosova dhe të gjithë shqiptarët janë pasojë të atij që At Gjergj Fishta e kishte quajtur dikur si “Rreziku i përbrendëshëm”.

Ndërsa Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë zgjedhje parlamentare në fillim të Vitit të Ri, në të cilat do të marrin pjesë dyzina parti politike, të udhëhequra nga individë që i kanë hyrë politikës duke “shpresue të hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar” dhe jo për të mirën dhe përparimin e Kombit. Njerëz të tillë të politikës shqiptare edhe sot përbëjnë, si askush të tjerë, përfshirë armiqtë e jashtëm të Kombit, rrezikun më të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën. Prandaj, në prag të zgjedhjeve të Vitit të Ri, shqiptarët kanë nevojë për një “Parti Shqiptare”, përfaqësuesit e së cilës do të kenë si qëllim interesat madhore të Kombit dhe miqëqenien e të gjithë shqiptarëve, pasi “gjaku i të gjithë shqiptarëve ashtë nji” (Fishta), ashtu që ata të mos detyrohen t’i lënë trojet shqiptare nga keq-qeverisja dhe nga “vagabondat, sallahanat, rrugaçat…këta njerëz, këta mikrobe të kombit”. (Fishta),

Pasi, fatkeqësisht, në prak të zgjedhjeve të reja në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk kemi një Parti Shqiptare të vërtetë që lufton për interesat shqiptare dhe pasi nuk kemi as edhe një Fishtë të dytë që të na paralajmërojë për rreziqet e përbrendshme që paraqesin partitë aktuale kryesore në trojet shqiptare, mendova se ia vlen që, në fund të vitit 2020, ”Viti i At Gjergj Fishtës” që nuk ishte dhe me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së Poetit të Madh të kombit, të kujtojmë paralajmërimin prej profeti të Gjergj Fishtës mbi “rrezikun e përbrendshëm” , vlerësim tepër aktual edhe për ditët e sotme, për ata që duan t’i lexojnë e t’i dëgjojnë, para se të jetë tepër vonë, botuar dy vjet më parë:

Paralajmërimin për rrezikun e brendshëm, At Gjergj Fishta e ka bërë me shkrimin e titulluar “Rreziku i Përbrendshëm” në revistën e famshme françeskane të fillimshekullit të kaluar “Hylli i Dritës”, numër 1 e vitit 1921. Megjithëse artikulli është shkruar para 100 vjetësh, aktualiteti i vlerësimit dhe paralajmërimi i At Gjergj Fishtës drejtuar klasës së atëhershme politike mbi rrezikun e brendshëm që u kanosej Shqipërisë dhe shqiptarëve, fatkeqësisht, edhe sot, një shekull më vonë, tingëllon si një kambanë kushtrimi për shqiptarët dhe për autoritetet politike të të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.  At Fishta e njihte mirë fizionominë e shqiptarit.  Ai nuk i kursente fjalët dhe nuk shkruante për të siguruar mbështetje politike nga autoritetet qeveritare dhe shtetërore të rastit ose të kohës, as për interesa personale ose politike dhe as nuk kishte qëllim që me shkrimet e tij të argëtonte “Damat e kalorësit e oborreve princore”, siç është shprehur dikur, në një shënim, At Viktor Volaj, një mësim ky edhe për medien e sotme shqiptare, bashkëpuntore të kësaj klase politike të papërgjegjëshme.

Fishta konsideronte se “rreziku i brendshëm” i vinte kombit jo nga “armiqtë e brendshëm” siç i cilësonte regjimi komunist kundërshtarët e vet politikë. Jo. Për At Gjergj Fishtën rreziku i brendshëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët ishin “vagabondat, sallahanat, rrugaçat…këta njerëz, këta mikrobe të kombit”, siç i cilësonte ai, të cilët “po munden sot me shpresue se hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar”.

Mbi të gjitha, me këtë paralajmërim si edhe me të gjitha shkrimet e tij, pa marrë parasysh se ç’mendojnë për të dhe për veprën e tij pseudo-historianët shqiptarë dhe nostalgjikët e sotëm të Enverit, At Gjergj Fishta synonte gjithmonë mbrojtjen e interesave të Kombit Shqiptar dhe të avancimit të imazhit dhe të shpirtit të tij heroik e fisnik në botë.  Frati i maleve paralajmëronte shqiptarët për ato që ai i konsideronte si rreziqe që i kanoseshin Kombit Shqiptar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Megjithëse për shqiptarët “modernë” dhe për klasën e sotme politike, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, At Gjergj Fishta mund të konsiderohet shumë i largët dhe i pakonsekuenca për historinë dhe aktualitetin e sotëm shqiptar, unë u them se e kanë gabim.  Në sytë e vrojtuesve të paanshëm, mendimet dhe paralajmërimi i Fishtës janë aq aktuale sot sa ishin pothuaj edhe një shekull më parë, pasi duket sikur, fatkeqësisht, një shekull më vonë, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë pikëpamje. Sidomos kur të merret parasysh gjendja aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, përfshirë grindjet politike dhe luftën për pushtet, korrupsionin, drogën, trafiqet e lloj-llojshme, mbrojtjen e interesave personale e familjare në punët e shtetit dhe të bizneseve nga ana e pushtetarëve e të tjera që, historikisht, nuk e paraqet klasën e sotme politike shqiptare në dritën më të mirë që mund të jetë në botë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Fatkeqësisht, shqiptarët nuk kanë mësuar aspak nga gabimet e së kaluarës, përfshirë periudhën historike dhe hallet për të cilat ka shkruar Gjergj Fishta, një shekull më parë.

Interesat personale dhe partiake sot po e shkatërrojnë harmoninë e brendshme shoqërore të botës shqiptare dhe po i nxisin armiqtë e kombit që të peshkojnë në ujërat e turbullta shqiptare, kurdo që shohin një rast të volitshëm dhe e gjejnë derën e hapur për realizimin e qëllimeve të tyre djallëzore kundër interesave shqiptare. Gjendja politike aktuale në Shqipëri, sidomos në prag të zgjedhjeve, dhe situata e brishtë e brendshme dhe e jashtme e Kosovës, kërkon prej atyre që ia duan të mirën kombit shqiptar, sidomos nga ta që sot kanë në dorë “timonin” e kombit, që t’i vënë vesh paralajmërimit shekullor të At Gjergj Fishtës: Kujdes nga rreziku i brendshëm!

Dallimet e theksuara në fushën politike dhe ekonomike, ku një segment i vogël i shoqërisë që kontrollon politikën dhe ekonominë favorizohet mbi të tjerët, sidomos në një shoqëri të varfër, siç është bota shqiptare, përbëjnë një rrezik për të ardhmen e shqiptarëve, jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Por, me një harmoni të brendshme politike dhe ekonomike, kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, sado serioze qofshin, do të mund të përballeshin më lehtë me bashkimin e shqiptarëve rreth një platforme të përbashkët të interesave kombëtare, të cilat duhet të qëndrojnë mbi të gjitha interesat tjera politike dhe ekonomike. Në paralajmërimin për rrezikun e brendshëm në revistën e famshme françeskane “Hylli i Dritës” të vitit 1921, Poeti i Kombit, At Gjergj Fishta, me një perspektivë historike të tijën, shkruan se nëse para fitimit të pavarësisë shqiptarët ishin “Të ndrydhun nën nji zgjedhë robnie pesëqindvjeçe, të rrejtun prej të huajve, të tradhtuem prej të mëdhenjve, deri shpresën e kishin bjerrë shqyptarët, se shofin kurrë atdheun e vet të lirë e të pamverme; e prandej shumica e madhe e tyne s’pat as të nxetë as të ftoftë, kur u thamë se kishte Shqypni.  Por, qe, sot koha na dha arsye. Sot Shqypnia ka nji qeveri të vetën, ka nji parlament të vetin, ka nji ushtri, nji financë, a ma tepër ka nji vijë kufijsh të njoftme ligjsisht prej Fuqive të qytetnueme: të tana sende këto qi na dëshmojnë se Shqypnia ashtë, e se ashtë e lirë dhe e pamvarun”.

“Ideali ynë përsa i përket pamvarsisë dhe lirisë së kombit shqyptar u realizue”, shkruante Fishta, duke shtuar se “Shteti shqyptar leu” dhe duke shtruar pyetjen: “Po mirë: por a jeton? A rritet Kombi shqiptar?“.  Ai shprehej se, aty për aty, nuk dukej të kishte ndonjë kërcnim të menjëhershëm nga jashtë për Shqipërinë e re të pavarur, por paralajmëron se për të shuar jetën e re të pavarësisë së shtetit të ri shqiptar nuk ishte e nevojshme që rreziku të vinte patjetër nga jashtë. “Shumë herë ai rrezik vjen tue u pjekë e tue u nugë shi përbrenda tejzave mbi të cilat bulon jeta. Njato mikrobe të helmatosuna, qi vërvisin përbrenda gjakut të nji limfatiku, janë nji për nji të rrezikshëm për jetë të njeriut sa nji zhigjetë a nji plumb që të përshkohet nëpër trup të tij…”

Prandaj, Fishta bën thirrje: “Duhet pra që na, si edhe të gjithë njata që kanë për zemër Shqypninë edhe dijnë çka asht liria e vërtetë, çka asht atdheu, t’i mbledhin mendtë tok mbi nji çashtje kaq me randësi e mos të përkundena në nji optimizëm të pa arsyeshëm, tue mahitë vendin e popullin me fjalë entuziazmi. Kombi s’do rrejtë; asht mëkat me e rrejtë kombin! Kombit i duhen çilë sytë e i duhen çilë sytë me kohë, kur të shifet se jeta e tij ashtë në rrezik, kështu që me kohë të mund të marrë ato masa që vendi e mendoret t’ia këshillojnë me i përdorue për të shpëtue jetën e vet.”

Fishta paralajmëron, siç shprehet, me fjalën e të moçmit, “lëngatës i do ba ballë që në fillim, pse vonë e vonë mandej ka për t’iu gjetë bari”.

“Nuk ashtë mjaftë që të jetë ba Shqypnia; duhet ta mbajmë”, paralajmëronte Fishta dhe vazhdonte se nëse duam të shohim se “Çfarë rreziku mund ti kërcënohet atdheut nga s’përmbrendi…simbas parimeve të etikës së popujve të qytetnuem” duhet të shohim “natyrën e pëmbrendshme të autoritetit dhe rregullat simbas të cilave duhe përdorue financat e shtetit, e mandej të ndajmë elementin ma të rrezikshëm për autoritetin dhe financat…”

Fishta i shikonte ata që i quante “sundimtarë” të shtetit, qofshin ata “princë, bajraktarë, pashë a beg”, jo si të preferuarit e shoqërisë me privilegje, të drejta e pasuri, në krahasim me njerëzit e thjeshtë, por si të barabartë me të gjithë të tjerët, sepse “gjaku i gjithë njerëzve ashtë një”.

Si rrjedhim, në artikullin e Hyllit të Dritës, ai paralajmëronte: “Ditën, pra, që nji sundimtar i shtetit zen ta përdorojë autoritetin shtetnuer jo për dobi të shtetit mbarë, por për qëllime vetjake ase për interes të ndonji kastës në shtet, qëllimi i të cilës mos të ketë kurrnjë të përpjekun me lehtësimin e gjallnimit të njeriut mbi tokë e me të përmirësuemit e tij individual e kolektiv, atë ditë fillon shkatërrimi i atij shteti, e sundimtari bahet mikrobi-gjaks i kombit të vet, pa qenë nevoja që armiku prej së jashtmi të harxhojë fishekë në të…”

“Shqyptarë! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me punë”, paralajmëronte Gjergj Fishta dhe pohonte se “Elementi ma i rrezikshëm a, ma mirë me thanë, rreziku ma i madh i Shqypnisë janë vagabondat: njata shqyptarë që, pa mujtë me përfitue kurrë nji mendim të shëndoshë në mendje të vet, s’janë të zotët me i rreshtue dy shkrola bashkë pa gabim; që për atdhe filluen me u kapë së parit, a m’atëherë kur banë rrush e kumlla gjanë e të parëve të vet e ma s’u mbet asnji dysh…Njerëz rrugaça, njerëz shakllabana e të pa kurrfarë njerëzie e mirërritjeje, të pa kurrfarë mësimi të vlefshëm, që gjithë jetën e vet s’qenë të zotët me shtrue kund ndoj plang, me ngulë kund ndoj truell, me ngrefë kund ndoj shtëpi, me kapë kund ndoj punë, me zanë kund ndoj mik, por gjithmonë me valixhe nën dorë, të harlisun nga mendja, të përdhosun kah fjala, të çoroditun kah vepra; ku mbillen, s’korren; ku bijnë nuk çohen; veç nga, si mizat pakrye, skele në skele, fshat në fshat, qytet në qytet, gjithkund tue zanë ndoj ves të ri, gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni“.

“…Qe, pra, se kush janë rreziku ma i madh i Shqypnisë: vagabondat, sallahanat, rrugaçat. Por, megjithkëte, këta njerëz, këta mikrobe të kombit, jo veç se po kanë sy e faqe me lypë, por edhe po munden sot me shpresue të hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar. Po a përnjimend se, për me ushqye e me majtë këta njerëz të poshtër, tregtari ynë do të thithë miazmat e dugajave e të sokaqeve, bulku ynë do ta mbajë kryet në gërshanë gjatë shtigjeve të vështira? E po ku jemi na, o Zot? A përnjimend se edhe kuptimi i burrënisë asht harrue në këte dhe, që njerëzve kaq të poshtër po u delka me u ushqye me djersë – me gjak – të kombit shqyptar…?“

“Shqyptarë! A vagabondat jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë”, përfundonte paralajmërimin At Gjergj Fishta, në vitin 1921.

Fatkeqësisht, paralajmërimi i Fishtës nuk u mor parasysh as në kohën e tij e as më vonë. Por, ia vlen që sot, pothuaj 100 vjet më vonë, kjo kambanë paraslajmërimi për ”rrezikun e përbrendshëm” të dëgjohet nga “sundimtarët” e sotëm, por edhe nga të gjithë shqitarët, para se të bëhet tepër vonë, anembanë trojeve shqiptare. Kjo është një thirrje për bashkim me qëllim për të mënjanuar përsëritjen e historisë 100 vjeçare të përçarjeve të shqiptarëve, saj që At Gjergj Fishta e ka quajtur “lëngatë” të shqiptarëve nga rreziku i brendshëm, t’i bëhet ballë që në fillim, para se të jetë tepër vonë.

Kombi Shqiptar ka nevojë për një kthesë të re historike, me njerëz të rinj dhe me përfaqësues ndryshe!

Previous Post

Gjergj Fishta, 80 vite pa kolosin e letrave shqipe

Next Post

Pamje të frikshme në Norvegji/ Toka ‘përpin’ një pjesë të qytezës, shtëpitë mbulohen nga balta

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pamje të frikshme në Norvegji/ Toka ‘përpin’ një pjesë të qytezës, shtëpitë mbulohen nga balta

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.