Ata kanë protestuar sot për një orë para objektit të komunës së Skenderajt me qëllim të kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku dhe grupit Drenica, bëhet e ditur në njoftim të komunës së Skenderajt.
Protestuesit kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që ta zhveshë drejtësinë nga politika.























