Ylli Manjani
Çdo vend me një minimum normaliteti krizat politike i zgjidh me votë.
Kudo në Evropë votohet.
Edhe në Ballkan votohet. Popullsia, grupet politike e sociale votojnë për të zgjidhur një krizë vendimmarrëse.
Votohet në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, në BE po e po.
Votohet dhe zgjidhet çdo krizë që nuk e zgjidhin dot përfaqësuesit e zgjedhur.
Kjo është rutina e çdo demokracie.
Vota është esenca e demokracisë.
Dita e votimit është bekim. Është shpresë. Qejf. Atmosferë e këndshme gjithandej.
Në Shqipëri të përmendësh votën është thirrje për luftë. Të shkon mendja të ruhesh (ëe pastaj po të lexosh edhe thirrjet e Ambasadës për të mos u afruar eventeve të tilla).
Kur përmendet vota mendja të shkon tek gazi lotsjellës, druri që ha, dhuna që shpërthen gjithandej. Lajmet që buçasin sikur po vjen fundi i botës. Bah, çfarë terrori!
Zgjedhjet e parakohshme janë qartësisht luftë. Dy herë i kemi bërë dhe literalisht me pushkë në krah, duke vrarë njëri-tjetrin.
Votimet nëpër parti janë njësoj.





















