Furra “Çollaku”, pronë e një shqiptari, në qytezën Bela Crkva, në Vojvodinë të Serbisë, është sulmuar gjatë natës midis të premtes e të shtunës, raporton portali ”Belocrkvanske novosti”.
Pronari i furrës dhe disa punëtorë të tij ishin duke punuar në punëtorinë e furrës, në pjesën e prapme, kur është sulmuar prona e tij.
Autori i sulmit, i cili ka thyer qëlllimshëm vitrinën e furrës është kapur nga kamerat e sigurisë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet.
Pronari i furrës e ka larguar familjen nga banesa, nga frika se mund të jeteë cak i sulmit.
Banorët e lagjes ku gjendet furra “Çollaku” kanë thënë se janë tmerruar nga ajo që kanë parë. Ata i kanë thënë gazetarit të portalit “Belocrkvanske novosti” se kishin shumë respect për pronarin e furrës dhe se aty blejnë bukë rregullisht. Ata kanë thënë se nuk mbajnë mend që në Bela Crkva të ketë ndodhur ndonjëherë incident i tillë apo ngjashëm.






















