Ky zotim u dha nga përfaqësuesit e partive politike, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje dhe Daut Haradinaj AAK.
Në fjalimin e tij, Daut Haradinaj ndër të tjera i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga ratifikim i kësaj marrëveshje. Ai shtoi se ata nuk janë kundër caktimit të kufirit më Malin e Zi, por u shpreh se nuk janë të gatshëm të falin tokë, shkruan lajmi.net.
Zotim për mos tejkalim të demarkacionit me Malin e Zi ka dhënë edhe Shpend Ahmeti i cili para pjesëmarrësve në protestë, tha se mbajtja e Ramushit në Francë paralajmërimi për sjellje të demarkacionit nuk është e rastësishme. Ai u shpreh se ata do ti thonë jo demarkacionit ashtu sikurse Ramush Haradinaj.






















