Bora Rasha, motra e Klodian Rashës ka qenë mes protestuesve që reaguan lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit nga një efektiv policie.
Ndërsa foli përpara mediave ajo tha se i vëllai nuk ka qenë person problematik dhe se kishte dalë për të blerë një paketë, e më pas është kthyer i vdekur. Aja tha se ai nuk kishte armë.
“Vëllai im ka shkuar me marrë paketën dhe erdhi i vdekur në shtëpi. Ka qenë deri në orën 11:30 me shokët, pastaj shkoi në shtëpi dhe tha po iki të marr një paketë. Këtë vit po prisnim ta martonim, ishte i fejuar me një vajzë dibrane. Klodiani ka qënë një njeri i rregullt, nuk ka pasur probleme më pare”, ka treguar e Bora Rasha ndërsa tha se është kthyer nga Italia dhe e ka gjetur të vdekur të vëllanë.
“Dua të jepet drejtësi për vëllain tim. Ai nuk ka pasur faj fare. Nuk ka patur armë. Policia duhet të qëlloj në ajër, nga këmbët e jo në kokë e në zemër. Klodiani ka pasur dy plumba një në kokë dhe një në zemër. Unë mbaj një flamur sot për gjakun e vëllait që është derdhur, sepse aty është derdhur gjak”, tha Bora Rasha./Opinion.al



















