Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur për “Zërin” se kërkesa për interpelancë i është dorëzuar kryeministrit dhe se në bazë të Rregullores së Kuvendit kryeministri brenda 7 ditësh duhet të përgjigjet.
“Ne e kemi pranuar kërkesën, ia kemi përcjellë Zyrës së Kryeministrit, ndërsa kryeministri ka kohë 7 ditë për t’u përgjigjur”, ka sqaruar Krasniqi.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Kryesia e Kuvendit duhet të vendosë për kohën e mbajtjes së interpelancës parlamentare dhe se presin që kjo seancë të mbahet sa më shpejt.























