Marshi i përkrahësve të Erdoganit ka nisur nga Teatri Kombëtar, dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Organizim të tillë pati edhe natën e mbrëmshme në qytetin e Prizrenit.
Sipas organizatorve, populli turk në këtë datë vitin e kaluar u mobilizua për të mbrojtur rendin juridik, dhe ata po përkujtojnë këtë ditë për të cilën shpresojnë se nuk do të përsëritet kurrë.
Në marshin e organizuar në Prishtinë po merr pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, dhe ministri në detyrë i administratës publike, Mahir Yagcilar.
Festë për dështimin e grusht-shtetit në Turqi, pati edhe para një viti.



























