Ai që oferton më shtrenjte se çmimi fillestarë, do të mund të blejë njërën nja tetë veturat e Komunës, ose të gjitha së bashku. Komuna ka thënë se veturat nuk janë në gjendje të rregullt, pasi që janë përdorur një kohë të gjatë nga kjo Komunë.
Oferta fillon nga 170 euro, për të vazhduar deri tek vetura mercedesi, prodhim i vitit 2002 në vlerë prej 1651 euro.
“Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë në lokacionin : Llokacioni i inspektimit; (Parku i Automjeteve Komunë & Parku i automjeteve QKMF) çdo ditë pune nga ora 8 00 deri ne 15 00. Ofertat duhet të dorëzohet në adresën e cekur më lartë jo më vonë se: 27/03//2017 në ora 14 00 Ofertat e vonuara do të refuzohen. Informata shtesë ne :D. E Administratës dhe QKMF-ja”, thuhet në njoftim të ofertës
Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë në: 27/03/2017 në ora 14 30.
Dhënia e kontratës:Çmimi më i lartë i ofertuar ofruar nga pjesëmarrësit në ofertim (Ankand publik me oferta te mbyllura).
























