• Latest
  • Trending
  • All

Në Kukelin e Ndre Mjedës/ vdekja, dashuria, vetmia… përherë e re!

03/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Në Kukelin e Ndre Mjedës/ vdekja, dashuria, vetmia… përherë e re!

03/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Sadik Bejko

sadik bejkoNë këto ditë, për nostalgji dhe për adhurim isha në Kukël, në rezidencën/kishën ku dom Ndre Mjeda meshoi dhe jetoi përmbi 20 vjet. E adhuroj prej se e kam njohur dom Ndre Mjedën.

Dhe kam një mister, një errësi që nuk ma shterën dot çastet, motet, ditët e mia në mbi 70 vjet, nuk ma shpjeguan dot atë që përse e dua ende edhe sot Ndre Mjedën poet… Një errësi, një hon që prej Mjedës poet, poet në dhena të tjera, në klima të tjera, poet në Kukël…, në truall me plepa të butë e qeparisa

 Në këto ditë, për nostalgji dhe për adhurim isha në Kukël, në rezidencën/kishën ku dom Ndre Mjeda meshoi dhe jetoi përmbi 20 vjet. E adhuroj prej se e kam njohur dom Ndre Mjedën.

Dhe kam një mister, një errësi që nuk ma shterën dot çastet, motet, ditët e mia në mbi 70 vjet, nuk ma shpjeguan dot atë që përse e dua ende edhe sot Ndre Mjedën poet… Një errësi, një hon që prej Mjedës poet, poet në dhena të tjera, në klima të tjera, poet në Kukël…, në truall me plepa të butë e qeparisa, në cep trualli mbështetur në mal dhe përballë i terrësuar në igrasi, në ujëra të mbufatura e të turbullta kënetash shekullore, oh, ku më je, ku më je aty mes mjegullash e mes kënetash ti o prift i shenjtë i arbrit, ti o dom poeti Ndre Mjeda!… Po, po ende ku është?

Kështu ai, Mjeda, më terrësohet edhe më tepër tek askundi, tek ne, tek ti, tek unë…

Një errësi e hon që nga pangjashmëritë kohore dhe kulturore nuk e pranon, madje do të thosha e përjashton përbuzshëm çdo analogji. Analogjinë që, ja, në vitet 1920-’30 jetova kënetave unë Mjeda, por mos i jetofshi cilëtdo qofshi ju…ju poetë që vini mbas meje, ju mos i jetofshi kurrë kënetat e Kuklit. Mos i jetofsh këto, ti o poet i ardhshëm… ti o njeri, ti sivëllai im i letrave që vjen pas meje.

Prapë atje më tej nxin një gropë e hapur… gropa e hapur e fatit. Një peng… Një boshësi që nuk ka shpjegim, që nuk pranon shpjegim… Në fenomenin, në paradigmën kulturore Ndre Mjeda, për më shumë, në poezinë e quajtur Ndre Mjeda, mbase jo vetëm për mua… mbetet ende një mosshpjegim, mbetet një enigmë që nuk pranon të çkyçet, të hapet. Kjo enigmë ashtu si hapje-mbyllja e perlave të një guaske, nuk e pranon shpërblimin e mundimit… Shpërblimin që çdo argat e ka shpengim. Por këtu nuk ka llogari të shlyera, shpërblime të llagarta… paqëtime të nxjerrjes nga marrja peng… Nuk ka magji që shpërfaqen, nuk ka hokus-pokus në rastësi apo përjetësi që e zgjidhin misterin… Prandaj, me shpresë se do të avitem te diçka e prekshme, tokësore, te diçka më e kthjellët se sa misteri, prandaj mbase më 22 nëntor 2014, i ftuar nga dom Nik Ukgjini, isha në Kukël. Dhe isha veçanërisht i lumtur që në këtë 148 vjetor të lindjes së tij, marr pjesë në një takim poetësh, në një takim pikërisht aty në Kukël, aty ku ai ka jetuar, aty ku ai ka shkruar, aty ku meshtari Ndre Mjeda ka predikuar.

Mjeda ende më mahnit për atë përvuajtje, për atë mohim të jetësimit, të përveçësimit absolut të njeriut individual. Mjeda ishte delegat në Kongresin e Manastirit, ishte deputet në parlamentin shqiptar. Shqipëria e atëhershme kishte a nuk i kishte 20-30 veta të kulturuar saç ishte ai. Në substancat që e bëjnë njeriun njeri, përjetësisht a përkohësisht njeri, martirizimi i njeriut Ndre Mjeda, është përvujtuni, është fashitje, vetëburgosje realisht, jetësisht, d.m.th. është asgjësim publik, fshehja aq e gjatë nga jeta publike, aq e gjatë sa do të mjaftonte e të tepronte një jetë, një jetë njeriu. Një jetë njeriu? Vallë a e kemi një të dytë?

Ai mbase ishte i lumtur. Po,mundet që njeriu Ndre Mjeda të ketë qenë i lumtur në kufizimet e shortit të tij. Në shpinë kishte një mal që nuk mund ta tejkalonte, përballë vinin ca fushëtira malarike që i ishin taksur vetëm të tilla dhe jo ndryshe, ishin kurthet e kyçura nga nuk kishte asnjë shteg në të mirë tjetër të jetës së tij. A mund t’u ikte këtyre kurtheve me një mal në shpinë dhe me ca këneta të papërshkueshme në dimër përballë? Kush ishte ai Ndre Mjeda që të ndryshonte fatin që aty në shpinë i lartohej sa një mal dhe përballë i shpërfaqej në ca këneta si sy të mëdhenj, të verbuar? Këtë realitet të ndryrjes nga fati në një mjedis, në një truall, vallë a e ka tejkaluar ndonjë njeri? Dom Ndreu kishte mirësinë të ishte prift, d.m.th. të jetonte vetëm si përulësi, si i përulur. Për një prift përulësia është virtyt. Asgjë më shumë.

Ai njeriu Ndre Mjeda e jetoi jetën në humbellë, e jetoi humbërisht sipas mësimeve të Jezu Krishtit në këtë truall, në këtë vend të quajtur Shqipëri. Isha i lumtur atë ditë, jam edhe sot, nga që dom Nikë Ukgjini më dha në duar një tufë me krizantema të kësaj toke për t’ia vënë përulësisht Mjedës, për t’ia blatuar bashkë me përkuljet tona të fshehta shpirtërore kumbonës së shtatores së tij priftërore, këmbëve të statujës së tij. Unë edhe më tej do ta adhuroj pa shpjegim dom Ndre Mjedën. Ditën që do ta marr vesh arsyen e adhurimit të ndremjedimit, atëherë do të marrë fund bashkë me mua çdo magji, çdo gjë që unë e dua dhe psenë nuk ia di.

Në “duelet” e mia me të ndjerin Koçi Petriti, një adhurues par excellence i Mjedës, duele në atë se kush dinte më shumë vargje përmendësh nga Mjeda, ai gjithmonë ma kalonte. Unë i vija pas, sa kujtonte ai një varg, më vinte ndërmend gjithë vazhdimi i poezisë. Sipas të thënave, Lasgushi thoshte se mua më akuzojnë si formalist, por ka një formalist tjetër poezia shqipe, një më të madh nga unë: ai është Ndre Mjeda. Është folur gjatë për “labor limae”, për limën e hollë me të cilën Mjeda punonte për t’u dhënë shkëlqimin e fildishit vargjeve të tij. Por ato kanë një shkëlqim tjetër që nuk vjen nga lima, një kthjelltësi alpine përzierë me një ngrohtësi kristalore brilantesh.

Për mendimin tim, Mjeda është një shkrimtar nga ata që e tejkalojnë kohën në të cilën jetuan. Ka shkrimtarë që “mbeten” në kohën kur jetuan. Mesazhet e tyre, por edhe teknikat e shkrimit të tyre shterin, futen në muzeun e asaj që e quajmë traditë. Kyçen aty të nderuar, të rëndë a madhështorë, por gjithsesi muzealë. Pa asnjë shans për të prodhuar pasardhës. Ne, brezi im, vijmë nga komunizmi. Mjeda ishte një shkrimtar i botuar. Në Shkodër kishte një bust të tij. Janë botuar libra me studime për krijimtarinë e tij. Ka një mendim se me Mjedën, Çajupin dhe Asdrenin fillon thyerja e romantizmit për nga realizmi në poezinë shqipe. Nuk e di. Kjo është punë për studiuesit. Unë po flas si shkrimtari për shkrimtarin. Ne Mjedën e mësuam përmendësh, pa na detyruar realizmi apo kriticizmi i mesazheve të tij. E mësuam se ishte një poezi që rrëshqiste, kumbonte, dridhte dhe ajrin për rreth teje, rrezatonte dritëza e shkëlqime, që sa shkreptinin, ktheheshin mbrapsht e kyçeshin në rrokjet e vargjeve të tij. Duhet t’u drejtoheshe prapë e prapë këtyre vargjeve, për ta jetuar, për ta ngjallur atë të fshehtë magji. Kishte dhe ka kaq shumë dritë në imazhet e gjalla të tij. Mjeda dinte të pikturonte në vargje.

Nuk mund të shpjegohet sot “Andrra e jetës”, një titull që të çon tek spanjolli i madh i kohës së Servantesit, te Kalderon dela Barka, me kritikën për “regjimin satrap feudal të Zogut”.

Ky regjim e çoi vajzën e mitur Tringa në vdekje të parakohshme, ky regjim e degdisi Loken në varfëri dhe në vetëvrasje. Sot këto ide jashtë letrare të duken dhe jashtë logjike.

Jemi në shekullin e imazhit. Sot mediat në shumëllojshmërinë e tyre vuajnë që si e si të të godasin me imazhin. Mjeda, ky neoklasicist, ky njohës i poezisë, njohës i metrave dhe i tingëllueshmërisë latine, në mesazhet e tij ishte rilindas, në teknikë ishte bir i shekullit të tij. Autor i shekullit të njëzetë. Imazhet e tij kanë fuqinë e ADN-së. Do me thënë fuqinë e farës që mbillet e mbetet e gjallë të pasardhësit. Që vetëm e vetëm ripërtërihet. Kanë thënë që poezia është pikturë në vargje, kanë shtuar se poezia është edhe muzikë në vargje. Mjeda i përmbush që të dyja këto virtyte të lashta.

Tani që po shkruaj më vijnë ndër mend disa nga imazhet më të paharruara të poezisë së Mjedës. Gjithmonë leximi dhe receptimi i poezisë është akt individual. Ndaj imazhet që po sjell, kanë kaluar nga Mjeda tek unë, janë të miat tashmë, janë depozituar te nervat e mia më të holla, mbeten aty të patundura… edhe nën rëndesën e 70 viteve mbi shpinën time.

“U shty vjeshta dhe krizantema vetun vorreve lulzote…” ky është një imazh që mbase mund ta jetoj vetëm unë. Pse vetëm unë? Se më çon në ca varreza province a fshati, aty ku i ka varret gjyshi a nëna ime, varreza me lule krizantemash të mbjella e të lulëzuara edhe në dhjetor në rrugicat me çakëll. Në cilën kohë, në kohën e satrapit Zog apo të satrapit Enver lulëzojnë krizantemat? Të më falin profesorët marksistë, profesorët e mi. Koha e krizantemave është vetëm përjetësi.

Poemën me sonete, poemën “Liria”, Mjeda e mbyll me vizatimin, skalitjen e imazhin mbretëror të shqiponjës. Një figurë si ajo që në këto 100 vjet pavarësi ne e kemi gdhendur në mermer, në metal a në dru. Me një krenari për imazhin e simbolit tonë identitar, për emblemën tonë kombëtare. Mjeda këtë skalitje e ka bërë në vargje dhe e ka bërë i pari ndër gjithë të tjerët. Ja cili është vizioni përmbyllës i poemës “Liria”: “E nalt ndër maja, bukuri mbretnore/ hap flatrat e mnershme që përshëndrisin/ me thonj të harkuem shqypja arbnore”. Flamuri shqiptar është mbretëror, është shtetëror, i hijshëm dhe hijerëndë njëherësh. Këtu Mjeda, ky autori i rilindjes, nuk bën as retorikë, as vargje patetike. (Shumë patetikë e retorikë ka ndër rilindësit tanë, edhe ndër bashkëkohësit e tij). Ai vetëm vizaton, gdhend si në shkëmb shqiponjën mbretërore, dhe prapë e flatron si të gjallë, e frymon në një imazh poetik.

Poezia e tij ka disa nga imazhet më mbresëlënëse të poezisë shqipe. Ai vjen ndër ne me “hijen e Skanderbegut që shëtit kësoll më kësoll frymë të re tuj shprazun”, me imazhin që “nanat e Hotit djelmnisë ushtore idhnimin në armikun nëpër gji ua qisin”. Poema e tij më e suksesshme “Andra e jetës” është e shkruar e gjitha me teknikën e vizatimit të tablove jetësore, me gdhendjen mjeshtërore të imazheve. “E kënaqshme a një lule/ kur ju përule/ o fllad i lehtë me e lëmue”. Flladi përulet, bën një reverancë kalorësore, ky gjest e kënaq lulen, dhe mbas këtij nderimi ai e flladit, e lëmon, e përkëdhel.

Nuk po zgjatem në imazhe. Kjo poemë, “Andrra e jetës”, më çon te argumenti numër dy, i asaj përse Mjeda vazhdon të mbetet i gjallë. Po… muzika, po.. shkëlqyeshmëria e vargjeve, po.. ngjeshja e fjalëve, densiteti i lavdërueshëm, po… imazhi që e përjetëson njësoj si kthimi/ndërrimi i moteve, i klimës dhe i stinëve. Këto cilësi e çojnë poezinë e tij në një kohë që as vyshket, dhe as nuk perëndon.

Por është dhe ajo tjetra, ajo që Mjeda e zhvendos poezinë e tij nga rastësia te lartësitë e gjendjeve ekzistenciale. Nga retorizmi te imazhi, nga patetizmi te filozofia. Gjendjet ekzistenciale… Gjendje që ashtu si klima dhe stinët në jetën e natyrës, në jetën e njeriut kthehen e rikthehen, përsëriten. Në poemën “Vaji i bilbilit” ka një klimë të së përjetshmes: “Bilbil, ky shekull or’ e çast ndërrohet…”. Poema është simbolike, dhe kjo të çon te shumëkuptimësia, polisemantizmi. Nuk është poezia direkte politike, patriotike e rilindësit të angazhuar.

Jo se Mjeda nuk ishte i tillë. Jo, ai ishte katërqind për qind i angazhuar si rilindas, por në poezi lejonte edhe pak “Vaj…”, pak vajtim, një situatë lëngimi, një përrua lotësh të pashprehur haptas, por që fshehtas në çdo natyrë njerëzore depresive, melankolike burojnë e kullojnë si shi… Këto gjëra nuk janë në natyrën e një rilindësi. Ai duhet të jetë i derdhur në bronz, me një zë grykor retorik, patetik që gjëmon në apelimet e tij për luftë, për liri e pavarësi. Mjeda është rilindësi melankolik.

Poezia “Tri vajza” e Domenico Bellizit (Vorea Ujkos), mbase dhe një motiv nga M. Camaj që nuk e fiksoj dot, por po e hamendësoj, më kanë dhënë një çelës për “Andrrën e jetës”. Poezia “Tri vajza” e Vorea Ujkos:

..Tri vajza, tri motra…

tri pajë të qëndisura.

Epo tha më e vogla:

do të vijë dashuria…

befas erdhi vdekja…

Dy motra… dy pajë të qëndisura

Epo tha ajo e mesmja

do të vijë ndoshta vdekja…

Erdhi shpejt dashuria…

Unë vetëm tash po pres.

Janë tri gjendje ekzistenciale: vdekja, dashuria, vetmia. Gjendje ekzistenciale që nuk i shqiten dje dhe sot dhe sa të jetë jeta njeriut. Njeriut parak, njeriut të ditur, njeriut të vegjëlisë a të pasurisë. Këto gjendje shpalosen te “Andrra e jetës”. Janë dy çika me nji nanë, aty ku fillojnë kufijtë e gegëve. Pa asnjë shpjegim a motivim autorial, vetëm me atë se fatat në shpella endin fijet fatale të jetëve tona, vdes që në faqet e para të poemës Tringa, vdes një e mitur. Më tej me mjete të poezisë sintetike jepet fati i motrës tjetër, i Zogës. Ajo dashurohet, martohet lind një fëmijë. Në fund, vjen pjesa e tretë e poemës, vetmia e Lokes, e nënës së dy vajzave. Pra vdekja, dashuria, vetmia. Tri gjendje që përsëriten në jetë dhe në art.

A kishte referenca nga nëna e autorit që rriti dy djem duke punuar si pastruese shtëpish në Shkodër? A kishte lidhje me atë që kjo nënë, ashtu si Lokja, nuk pati fatin të kishte një nip në pleqëri? A kishte lidhje poema me vetë autorin Ndre Mjeda që si prift fshati duhet të ngrysej e të gdhihej në vetmi: “Vetun zbardhun, vetun errun,/ me krye në hi e shuemja plakë”.

Të tilla referenca, kanë shumë pak rëndësi për poezinë që edhe sot na vjen si përditësim i vdekjes, dashurisë dhe i vetmisë.

Pra, unë mendoj se veç cilësive të larta të teknikës së shkrimit të poezisë edhe këto dy tipare, gdhendja delikate dhe me plasticitet e imazheve si e kundërta e retorizmit e patetizmit, nga njëra anë dhe filozofia, përshkrimi i gjendjeve ekzistenciale, nga ana tjetër, i japin poezisë së Mjedës rrënjë, thellësi të mjaftueshme për të mbetur përherë e re.

Lubonja e Maliqi, në Beograd për kulturën e Evropës

Emrat si Alida Bremer, shkrimtare dhe botuese gjermane, Vladimir Arsenijevic – një nga shkrimtarët eminentë në Serbi, Shkëlzen Maliqi nga Kosova, Fatos Lubonja nga Shqipëria dhe përfaqësues nga organizatat si “Goethe Institut” e “Allianz Kulturstiftung” do të jenë në mesin e panelistëve në debatet që për tri ditë do të flasin mbi demokracinë evropiane apo identitetet dhe kulturën e popujve të ndryshëm ballkanikë. A është Evropa një kontinent, apo një bashkim politik? Ndoshta një kopsht dinamik i burokratëve? A ka ende shanse për një Evropë ku kultura mund të jetë element shpëtimi për shoqëritë e tilla trancizionale?

Këto pyetje dhe të tjera diskutohen shpesh, e tani një grup intelektualësh nga Ballkani kanë vendosur të bëhen bashkë e t’u qasen secilës, një për një. Nga data 5 e deri me 7 dhjetor, në Beograd, mbahet konferenca “Për çfarë flasim kur flasim për Evropë”, nën organizimin e Qendrës për Dekontaminim Kulturor dhe Qendrës Kulturore të Beogradit.

 Dy institucionet për bibliotekonominë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, më datë 4-5 dhjetor, organizojnë “Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë”, edicionin e nëntë, me temë “Aftësimi në informacion përmes teknologjive të reja dhe komunikimit”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Dita e parë e kësaj konference do të mbahet në BKSH, të cilën do ta hapin drejtoresha e BKSH-së, Persida Asllani dhe drejtori i BKK “Pjetër Bogdani”, Bedri Zyberaj, kurse fjalë përshëndetëse do të ketë ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Në ditën e parë të kësaj konference do mbajnë kumtesa: profesor Shaban Buza (Ndikimi i informacionit në krijimin e profilit të kërkuesit), Etleva Domi (Arena e dijes – Teknologjia – Aftësimi në informacion), Aida Braho, (Aftësimi në informacion: bibliotekat dhe bibliotekarët si aktorë kryesorë në ekologjinë e konfiguruar nga TIK), Liridon Zekaj (Biblioteka në kohën “share”), Enilda Kola e Brunilda Tahiri (Webografia tashmë realitet edhe për bibliotekat shqiptare), Ramazan Vozga (Kërkimi bibliografik dhe mjetet e kërkimit të informacionit në epokën digjitale), Ramush Zeka (Një shoqëri e informacioni për të gjithë), Majlinda Toçi (Bibliotekari i referencës në epokën digjitale), Nexhmije Kastrati (Teknologjia në shërbim të informacionit. Bibliotekat dhe komuniteti), Flamur Maloku (Biblioteka, civilizimi, kultura dhe informacioni). Ndërkaq, në ditën e dytë të konferencës, e cila do të mbahet në bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan, kumtesa do të lexojnë: Drita Cankja do ta paraqesë funksionimin e bibliotekës publike “Qemal Baholli” në Elbasan, Miranda Bakiasi e Erion Sulaj të Bibliotekës së Universitetit të Arteve në Tiranë, Alketa Tiku të Këndit Amerikan të BKSh-së në Tiranë, Venera Alliaj të Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kurse Genc Haxhiu të Këndit Amerikan në BKK në Prishtinë. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e hapjes së kësaj konference të edicionit të nëntë, ka botuar edhe tekstin e “Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë” të edicionit të tetë, në të cilën janë përfshirë ligjërata nga fusha e bibliotekarisë, veçanërisht nga koleksionet kombëtare e kujtesa kombëtare.

 Të rinjtë që ndihen “Milosao”

Dje, në mjediset e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u zhvillua ceremonia e shpalljes së fituesve të konkursit kombëtar “Unë, Milosao”. Konkursi “Unë, Milosao” u zhvillua në zbatim të kalendarit të punës dhe veprimtarive të Vitit De Radian për kremtimin e 200-vjetorit të lindjes së poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare Jeronim de Rada. Ministria e Kulturës përveç rolit nismëtar në kremtimin e këtij përvjetori jubilar, me aktivitete të shumta, pati përgjegjësinë dhe objektivitetin për vlerësimin e krijimtarisë së autorëve të rinj, nëpërmjet këtij konkursi. Për mbarëvajtjen e konkursit janë mbajtur kontakte me Ministrinë e Arsimit dhe me drejtoritë arsimore e drejtuesit e shkollave të mesme. Prurjet për këtë konkurs ishin të shumta. Aplikuan 232 (dyqind e tridhjetë e dy) nxënës nga shkolla e qytete të ndryshme të Shqipërisë si: Tirana (Paskuqan, Kashar, Kamëz, Domje), Gjirokastra, Himara, Vlora (Ramicë), Korça, Elbasani (Belsh), Berati, Rrëshen, Lezhë.

Konkursi “Unë, Milosao” u zhvillua në zbatim të kalendarit të punës dhe veprimtarive të vitit deradian për kremtimin e 200-vjetorit të lindjes së poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare Jeronim de Rada. Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit, të cilët ideuan dhe ndoqën të gjithë procesin mbajtën parasysh vetëm kriterin artistik në përzgjedhjen e 10 (dhjetë) fituesve, sa më poshtë: Risilda Osmani, Neim Mustafaraj, Rea Godo, Pamela Muço, Blerina Kanxha, Olisa Tome, Livia Hoxha, Idva Tusha, Juela Mërdhoqi, Tea Mastori.

Previous Post

Nikollic: BE nuk e pranon Serbinë pa zgjidhur çështjet me Kosovën

Next Post

“Të korrat” diplomatike të nëntorit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“Të korrat” diplomatike të nëntorit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.