• Latest
  • Trending
  • All

Në krah të Luizës

07/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Në krah të Luizës

07/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Luiza Xhuvani është një njeri në hall të madh. Kjo është jashtë çdo dyshimi. Nuk di çfarë mund t’i ndodhë më shumë një prindi, përveç vdekjes së fëmijës së vet. E megjithatë, për sa ndodhi, unë as kam të drejtë, por as do të guxoja të merrja përsipër të gjeja fajësinë e saj në keqedukimin e të birit dhe aq më pak të shpjegoja me rend kronologjik arsyet e dështimit. Disa edhe e kanë bërë. Problem i tyre.

Nga Astrit Patozi 

Por për një gjë do ta vija dorën në zjarr, që halli i Luizës është tmerrësisht shumë më I vogël se tragjedia e katër familjeve që humbën të dashurit e tyre nga masakra, me protagonisttë birin e saj. Ndërkohë, Edi Rama u përpoq paturpësisht që hallin e Luizës si nënë e dëshpëruar ta shiste si një tragjedi, kurse tragjedinë e vdekjes se katër viktimave si një hall të vogël. Dhe kjo është më shumë se cinizëm, por do të ishte gjysma e së keqes sikur të ndalonte këtu.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gjatë këtyre dy ditëve kam pritur me gjak të ngrirë që dikush prej nesh t’i hidhej në shpinë e t’i përvishej edhe deputetes së PS, por fatmirësisht kjo nuk ndodhi.

Natyrisht edhe Luiza mund t’ia kishte kursyer vetes atë shfaqje poshtëruese në krah të Kryeministrit. Sepse nuk ishte duke luajtur ndonjë tragjedi të Eskilit, por dramën e vet dhe atë të familjes së saj. Por sigurisht që unë nuk kam ndërmend që t’i shtoj hallin duke e akuzuar Luizën, jo thjesht se nuk është as e drejtë, as e fisme dhe as etike, por edhe për faktin se e kam zakon që përgjegjësinë ta kërkoj në fillim te më i madhi.

Në republikën tonë është kthyer tashmë në një traditë rutinë që për çfarëdo ngjarje të rëndë që ndodh palët tregojnë automatikisht gishtin te njëra-tjetra, dhe besoj që kjo duhet të lërë një shije të neveritshme te publiku. Sigurisht, që edhe kjo tragjedi nuk mund të bënte përjashtim. Duke ndjekur me vëmendje reagimet, mendoj se të gjithë mund të kenë ekzagjerimet dhe teprimet e tyre, po aq sa t’ia kenë qëlluar me të vërteta apo gjysmë të vërteta, kur kanë paraqitur argumentet e tyre në debatin e ndezur që shoqëroi ngjarjen.

Por jam shumë i sigurt që më hipokriti, më i përlyeri dhe më i pacipi në këtë debat është Kryeministri Edi Rama, i cili është përgjegjës jo vetëm për keqpërdorimin politik të një tragjedie rrëqethëse, por edhe për inspirimin e vazhdueshëm të botës së krimit, me gjestet, mesazhet, me veprimet dhe mosveprimet e tij. Përfshirë këtu edhe masakrën e së martës.

Unë nuk kam ndërmend të merrem as me prokurorin që deformoi akuzën, as me gjykatësin që e fali, dhe as me policin që bëri sikur s’e pa kur Kostandini ishte shpallur në kërkim. Jo se ata janë të shfajësuar, absolutisht jo, por e kanë gjithsesi më të vogël përgjegjësinë. Unë fajësoj Edi Ramën si politikan të lartë, sot Kryeministër, dje udhëheqës i opozitës, për promovimin e vazhdueshëm të “cubave” dhe të “të fortëve”, që nga majat më të larta të politikës e deri në nivelet më të ulëta të administratës.

Luiza Xhuvani është një aktore shumë e mirë, por një deputete që nuk ka shkëlqyer asnjë ditë. Këtë nuk e them vetëm unë, e dinë të gjithë në Partinë Socialiste, besoj se është koshiente edhe vetë Luiza. Atëherë, ç’nevojë kishte Partia Socialiste apo qarku i Vlorës që të kishte patjetër deputete Luiza Xhuvanin, sa kohë që i biri e kishte kryer një vrasje, pavarësisht se çfarë dënimi të reduktuar dhanë për të gjykatat?

Jam i sigurt se edhe vetë Luiza nuk ka pasur ndonjë nevojë të madhe, sepse ajo e ka diturse do të kujtohet shumë me tepër si aktore,sesa si politikane, ndaj edhe nuk dua ta kërkoj problemin tek ajo. Por Edi Rama thotë se kishte miqësi familjare me Luizën, dhe kjo është e mjaftueshme që jo vetëm të bëhesh një herë deputete, por që të jesh pafundësisht në listat e tij. Madje edhe kur ndodhin ngjarje të rënda dhe të papritura, askush nuk e ndal vullnetin e të “gjithëfuqishmit”, i cili sfidon dhe i bën karshillëk gjithkujt, madje edhe partisë së vet.

Dhe kjo ndodh sepse për Edi Ramën afërsia me “të fortët” nuk është rrethanë rënduese, por vlerë e shtuar. Sepse ai vetë e ka kompleks raportin me ta dhe se ka konsumuar jo pak nga koha e vet politike në shoqërinë dhe “besën” e tyre. Se nuk është rastësi që shumë prej tyre i ka marrë vetë për dore për t’i sjellë në Parlament, dhe se për të mjafton që të jesh në rregull me letrat, ashtu siç ishte edhe Kostandini deri tri ditë më parë, dhe mund të vazhdosh i pashqetësuar “të punosh”. Por problemi është se këta trimat për “punë” njohin kallashin dhe pistoletën. Dhe deri këtu janë përsëri në rregull me Edi Ramën. Pazari prishet vetëm kur “gjaku shkon në gju të kalit”. Aty pastaj ai nuk i ndihmon dot më.

Kam bindjen se djali i Luiza Xhuanit mund të jetë trimëruar pak kur prokurori dhe gjykatësi e deformuan hetimin dhe ia hodhi paq me vetëm pak ditë burg, por ai ishte trimëruar dy herë kur nënën ia rizgjodhën deputete, me gjithë vrasjen e parë. Ndërkohë që jam i sigurt se atij i është qindfishuar trimëria kur “miku” i shtëpisë u bë Kryeministër. Kjo, sipas meje, është arsyeja kryesore përse ai guxoi sërish dhe ngriti dorën për të kryer masakrën e Rrugës së Elbasanit. Por këtu nuk është vetëm problemi i tij.

Puna është se Shqipëria jonë me derte gëlon nga Kostandinë të tjerë, vrasës potencialë apo keqbërës, të cilët përgjojnë dhe nuhasin me saktësi të pabesueshme çdo sinjal që vjen për ta nga lart. Dhe kjo është arsyeja kryesore përse ky vend nuk ka asnjë ditë qetësi nga krimi, që nga dita që Edi Rama u bë Kryeministër e deri sot që po flasim. Është e vetmja qeveri që pas ‘91-shit, e cila nuk shënon asnjë sukses domethënës në demotivimin dhe tulatjen e krimit në vend, edhe në vitin e parë të mandatit të vet.

Unë kam vlerësim dhe respekt të veçantë për Policinë e Shtetit, madje ndoshta më shumë edhe se vetë Kryeministri. Dhe kjo jo për shkak se jam anëtar i Komisionit të Sigurisë në Parlament, me të cilin nuk më lidh as shkollimi, as formimi dhe as ndonjë vokacion i veçantë për ketë sektor. Por nuk ndihem krenar për Policinë si Kryeministri për shkak seforcat e rendit arrijnë të kapin një vrasës vetëm pasi ky i fundit ka çuar në atë botë 5 njerëz. Dhe kjo ndodh edhe për shkak se policia gjendet kudo ku edhe mund të mos jetë, por mungon aty ky ka detyrën kryesore sipas ligjit. Unë nuk mund të jem krenar që Shqipëria po shndërrohet në një shtet policor pa pasur një Polici profesionale dhe të organizuar, e cila në radhë të parë duhet të garantojë rendin dhe sigurinë, gjë që nuk po e bën. Sepse Policia nuk ka fituar ende asnjë betejë serioze me krimin e organizuar, ndërkohë që u gufuret atyre që vjedhin energji dhe shemb shtëpi me leje dhe pa leje. Por sigurisht që nuk është problem i policisë, por i orientimit politik të saj.

Dhe si të mos mjaftonte kjo panoramë e zymtë e lidhjeve të forta të krimit me politikën, Kryeministri del e na jep atë shfaqje të shëmtuar në godinën e qeverisë, për të cilën ishte vetë skenarist, vetë regjisor dhe vetë aktor. Mirë që nuk i përmendi fare viktimat, por na ftoi që ta konsideronim “standard” dhe të duartrokisnim për atë që po bënte ai bashkë me Luizën, ose më mirë të themi Luiza nën urdhrat e tij. Kisha kohë pa dëgjuar një gjë kaq të rëndë. Pyetja është se cili është çmimi që duhet të paguajmë për këto soje standardesh që na servir Edi Rama si kryevepra të qeverisjes së tij? Duhet të jenë 5 apo më shumë të vdekurit që njerëzit të ftohen të qajnë, dhe jo për ata që u futën në dhé, por për një politikan që ka dhënë dorëheqjen? Dhe përse nuk mjaftonte një i vrarë që ky tip “standardi” të vendosej më përpara, sepse ndoshta mund të ishin kursyer 4 të tjerët?

Por Kryeministri ynë nuk ka ndërmend t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve. Dhe në ditë më të këqija se e marta kam bindjen se do të gjejë forcën dhe kurajën ta drejtojë gishtin sërish tek opozita. Është mjerim i madh që të akuzosh kundërshtarin politik edhe atëherë kur ai e mëson lajmin sa hap sytë në mëngjes nga televizori. Ti nuk shpëton dot nga pesha e përgjegjësisë duke thënë se edhen kundërshtari ka pasur kusuret e veta kur ka qeverisur, edhe sikur gjithë sa thua të jetë e vërtetë. Sepse opozita e ka marrë një herë faturën e saj dhe se tani është radha dhe përgjegjësia jote. Se opozita nuk ka ku të shkojë më shumë, dhe nëse ajo duhet të zhvendoset patjetër, duhet të çohesh e t’i lirosh vendin, kur nuk di dhe nuk do të që të administrosh mirë pushtetin.

Po si mund t’u thuash njerëzve se masakra të tilla do të ketë, sepse ngjarje të rënda kishte edhe në kohën e PD-së? Një qeveri normale as akuzon dhe as shpif për opozitën, sepse nuk ka nevojë për këtë. Opozita, në ndonjë rast, por edhe gjithmonë, mund ta luajë ketë rol, sepse tek e fundit ajo vetëm fjalën ka. Kurse Edi Rama ka çelësat e shtetit në dorë dhe është i ftuar të zbulojë, hetojë dhe denoncojë çdo aferë apo krim që është bërë sipas tij në kohën që qeveriste Partia Demokratike dhe nga njerëzit e saj. Por ne nuk e kemi një qeveri normale, sepse Kryeministri nuk është normal.

Po ta kishim, sot do ta dëgjonim të distancohej fort, jo thjesht nga masakra e së martës, por nga çdo element kriminal, brenda apo jashtë maxhorancës së tij, pa pritur që dikush prej tyre të vrasë 5 veta. Kështu do ta kishte respektuar edhe më shumë Luizën, jo thjesht si një mike të vjetër shtëpie, por më shumë si një nënë shqiptare që po përjeton një dramë të rëndë familjare, edhe me ndihmën indirekte të mikut të saj, që po na “udhëheq”. Kështu do të ishte realisht në krah të saj, sepse po të jemi realistë, nga kjo histori edhe Luiza mund të konsiderohet viktimë. Natyrisht, e pakrahasueshme me 4 viktimat e birit të saj, i cili u mor në mbrojtje nga Edi Rama kur vrau një, dhe pastaj u lëshua kur vrau 5.

(P.S. Këta rreshta dhe të tjerë si këta do të kishte qenë më e udhës dhe besoj se do të kishin pasur më shumë efekt nëse do të ishin thënë në Parlament. Meqë vendimi i Partisë Demokratike për bojkotin e Kuvendit është ende në fuqi, vendosa t’i ndaj me publikun.)

Previous Post

Shqipëria e kuislingëve: Mendjelehtësia e baballarëve dhe disa pakte skandaloze

Next Post

Tragjedia e vrasjes dhe dështimi i katarsisit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Tragjedia e vrasjes dhe dështimi i katarsisit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.