• Latest
  • Trending
  • All

Në Kosovë katër raste të reja me virusin HIV/AIDS

02/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Kosovë katër raste të reja me virusin HIV/AIDS

02/10/2014
in Lajme, Rajoni

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja të infektuar me virusin HIV/AIDS, njoftojnë zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Luljeta Gashi nga ky institut, tha për Radio Kosovën se, nga viti 1986, kur është paraqitur rasti i parë, e deri me sot, gjithsejtë janë shënuar 94 raste të infektuar, 40 nga ta kanë përfunduar me vdekje, ndërsa 14 të infektuar po trajtohen me terapi antiretrovirale dhe janë nën mbikëqyrjen e mjekeve të Klinikës Infektive në QKUK.
Sëmundja e shekullit e cila çdo vit merr jetë njerëzish në mbarë vendet e botës, nuk po e kursen as vendin tonë. Luljeta Gashi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se, edhe pse Kosova njihet si vend me rrezikshmëri të ulët të infeksionit, çdo vit po shënon raste të reja të infektuar me Hiv/Aids. “Gjatë vitit 2014 ne i kemi të raportuara katër raste, një është me Aids ndërsa tre me Hiv. Që nga viti 1986 kur është raportuar rasti i parë, e deri më tani, gjithsejtë i kemi 94 raste, prej tyre 49 janë me Aids dhe 45 me Hiv, prej tyre 40 raste i kemi të raportuara si të vdekur”, tha Gashi.
Disa nga pacientët e infektuar me Hiv po trajtohen me terapi antiretrovirale dhe gjendja shëndetësore është stabile, informon infektologu Murat Mehmeti. “Në klinikën tonë, për momentin, janë 14 pacientë, të cilët marrin terapinë antiretrovirale, derisa edhe gjashtë të tjerë janë ende pa terapi. Do të thotë – këta gjashtë të tjerë ende nuk i kanë plotësuar kushtet për terapi, mirëpo janë nën përcjelljen tonë”, thotë Mehmeti.
Epidemiologia Gashi shpjegon se cilat mosha janë më të rrezikuara nga ky infeksion. “68 për qind e të gjitha rasteve i takojnë gjinisë mashkullore dhe 32 për qind janë femra, ndërsa mosha më e atakuar është 25 deri 34, në 36 për qind. Ndërsa, mosha 35 deri 44 janë 31 për qind. Kemi raste edhe prej moshës 0 deri në 14 vjeç janë 3 për qind të numrit të gjithmbarshëm”, shton Gashi.
Pacientët e infektuar me Hiv/Aids, të cilët janë në mbikëqyrje të mjekëve në Kliniken Infektive në QKUK, fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, por mungesa e barnave mund të shkaktoj telashe të shumta në shëndetin e tyre, shpjegon Dr. Murati. “Asnjëherë nuk kemi qenë të furnizuar rregullisht me terapi. Gjithmonë kemi mungesa dhe faktikisht pacientët shpeshherë kanë mbetur edhe pa terapi. E, në të njëjtën situatë jemi edhe momentalisht, duke qenë se kemi disa lloje të barnave të cilat i marrin disa pacientë, pra kemi mungesë të disa llojeve, që do të thotë është një numër i pacientëve që për momentin është pa terapi”, tha një pacient që po kurohet në Klinikën Infektive.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Informim në Ministrin e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se Klinika Infektive në QKUK i ka barnat e nevojshme për trajtimin e rasteve të kësaj sëmundjeje. Sipas tij, vetëm sa i përket një bari sasitë janë duke u shpenzuar, mirëpo Ministria e Shëndetësisë e ka siguruar edhe atë lloj dhe dërgesat e terapisë që do të bëhen në klinikë dhe do të mundësohet furnizimi i vazhdueshëm me terapi kundër HIV/AIDS-it, përfshirë këtu edhe terapinë antiretrovirale.
Por, njëri nga të infektuarit e mohon një gjë të tillë. “Terapia antiretrovirale ka filluar që nga viti 2005 dhe prej atëherë kemi pasur komplikime. Momentalisht janë dy persona në rrezik dhe janë një grup i personave që marrin një terapi dhe ka mbetur pa barna, sepse nuk ka vazhdimisht. Por, po shpresojmë që brenda muajit, përmes UNICEF-it të furnizohemi me këto terapi”, tha pacienti.
Shqetësim tjetër që vlen për t’u theksuar është se viteve të fundit kanë filluar të rezultojnë me Hiv pozitiv edhe grupet me rrezikshmëri të lartë siç janë: MSM-at, apo meshkujt qe bëjnë seks me meshkuj, tha Gashi. “Kohën e fundit kemi një rritje të rasteve të cilat zbulohen me Hiv-infeksion në mesin e komunitetit MSM, pra meshkujt që bëjnë seks më meshkuj. Dhe, duhet, po ashtu, të cekim që është në përfundim e sipër duke u zhvilluar hulumtimi i mbikëqyrjes biologjike, i sjelljeve për Hiv në mesin e grupeve me rrezikshmëri të lartë: përdoruesve të drogave injektuese, meshkujve që kanë seks me meshkuj dhe punëtorëve të seksit komercial”, tha më tej Luljeta Gashi.
Mjekët këshillojnë të rinjtë që sa më shumë të jenë të kujdesshëm, të mbrohen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, duke përdorur kontraceptivë. Po ashtu, ata të cilët mendojnë se kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut, preferohen të drejtohen në qendrat për testim dhe këshillim, të cilat ndihmojnë se si duhet të mbrohet shëndeti i qytetarëve të vendit.

Previous Post

Prishtinë, “Droga për dhunime seksuale” – kërcënim për të rinjtë

Next Post

Serbia përgatit paradë të madhe ushtarake për Putinin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Serbia përgatit paradë të madhe ushtarake për Putinin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.