Raporti është bazuar nga vëzhgimet në qytetin port të Calais në Francë, prej nga grupet kriminale trafikojnë emigrantë për të hyrë në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar. Nga vëzhgimet është konstatuar gjithashtu se shumë fëmijë të pashoqëruar shfrytëzuar me punë të rënda për muaj të tërë.
Në Francë autoritetet kanë nisur hetimet për shfrytëzimin e fëmijëve dhe abuzimet seksuale të emigranteve, por nuk kanë ndërmarrë veprime ligjore.
Në kampin e emigrantëve në Calais veprojnë ndër grupet më të mëdha kriminale të trafikimit të refugjatëve nga Franca në shtetin ishullor.