Mijëra turistë, kryesisht britanikë, janë evakuuar nga vila dhe hotele në afërsi të Xabia, vendpushim i famshëm spanjoll në bregdetin e Valencias, i kërcënuar nga flakët, të cilat kanë shkatërruar të paktën 20 ndërtesa.
Zona është e njohur si “parajsë” turistike në Britani, shkruan Daily Mail.
Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Një grup 15-vjeçarësh janë arrestuar lidhur me zjarrin. /Syri.net/















