Në këtë tubim u tha se dalja në skenë e UÇK-së është një kapitull i historisë me të cilin krenohemi, sepse kështu u bë hapi i madh drejt lirisë.
“Pashmangshëm kujtuam djemtë e ditëve të para të luftës për liri, heronjtë tanë: Feim e Bedrush Gashi, Mensur Zyberaj, Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi dhe shumë shok të tyre, që e deshtën Kosovën deri në vetëmohim”, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.























