Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Tanjug sipas burimeve brenda Zyrës për Kosovën.
Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.
Këtë e ka mohuar ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se për Asociacionin nuk do të bisedohet në Bruksel, derisa Kosova të marrë Kodin telefonik nga ITU-ja.






















