• Latest
  • Trending
  • All

Në avionin e linjës Tiranë – Londër

07/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në avionin e linjës Tiranë – Londër

07/11/2022
in Aktualitet

Avioni i linjës Tiranë-Londër qe plot.

Një vëzhgim i përciptë të thosh se qenë shitur bileta më shumë se vende. Gugatje të porsalindurish, parfume të shtrenjta vajzash, tringëllima zinxhirësh hallkamëdhenj në qafa djemsh me T-shirt-e firmato, aromë domatesh e djathi nga ulëset ngjitur ku një zonjë e moshuar me shami të bardhë borë në krye i thosh me gjasë burrit thatim se nuk bëhej gjithë ajo rrugë me barkun bosh…

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dhe një grua e pashme ngjitur meje, me lëkurë të pastër, të shndritshme, që paloste e ripaloste një shami të kaltër qëndisur për merak me trëndafila e tulipanë.

“Na vjen turp të themi se jemi shqiptarë. Katër fëmijët e mi flasin italisht mes vedi në shkollë, që mos kuptohen se janë shqiptarë. Se kemi edhe frikë, frikë prej paragjykimit, frikë nga shqiptarët e krimit nëpër gazeta, frikë nga zyrat shtetërore se mos na gjejnë arsye për të na kthyer”.

E dëgjoj ndërsa nisin të përfshihen në rrëfim edhe dy burra e një vajzë në ulësen pas nesh.

“Po s’janë moj burrneshë shqiptarët problemi, po thuj jemi ma të varfrit e të pambrojturit dhe na e rrasin ne çdo faj”, ia pret ai më i riu.

“Jo mor bir se kena faj, gjithë lindja e Londrës nga kriminela që flasin shqip kontrollohet. A u largu Marku prej lagjes se iu nxi jeta nga bandat? Pse mor bir e kërkoni fajin tek ai që ju ka hap derën?”, u kthye më i moshuari.

Vajza e re mbante kokën ulur, dukej e bezdisur nga diskutimi që po përhapej në ulëset e tjera.

Bisedat ndërpriten nga stjuardesa britanike, që njofton për gazetat në bord. Mes tyre “The Sun” me titullin tronditës në ballinë: “Piranhas from Tirana: Britain’s cocaine epidemic is fuelled by Albanian mafia thugs who sneak in to run drug trade”.

Në foto shihen fotografi armësh, parash me thasë dhe makinash të shtrenjta.

“Ja pse kemi frikë të themi se jemi shqiptarë”, më kthehet gruaja e pashme, rreth të 60-ave ngjitur meje. “Ama Zoti m’ka shpëtu fmijët me mos mu ngatrru me shpit e barit”…dhe e ul zërin teksa kthen shikimin nga qafë stolisurit kapardisur me verë të shtrenjtë.

“Të plas shpirti kur disa të paudhë marrin në qafë një komunitet të tërë”, i përgjigjem duke i vënë pikën një bisede që mund të ndizte gjakrat në bord.

Kjo ndodhte dy vjet më parë, kur në çdo stendë gazetash e revistash, zezona e titujve shpallte zezonën e një situate ku shqiptarët ishin kryelajm për keq. Fotot i kam ende në celular, tituj të tmerrshëm: “Dealing in death: The inside story of how brutal Albanian gangs rose from the UK’s premier sex traffickers to kingpin cocaine dealers”, “Albanian Mafia: Albanian drug lords are trafficking kids into Britain where they’re forced into slavery in UK’s £ 5 billion cocaine market”, e shumë të tjera.

E frikshme, e kobshme, ndërsa raportet ndërkombëtare na kishin sigluar si vend origjine e tranziti i lëndëve narkotike, në listën gri të pastrimit të parave.

Në Angli, mediat shkruanin se bandat shqiptare të drogës që drejtonin fermat e kanabisit në të gjithë Britaninë po paraqiteshin si viktima të “skllavërisë moderne” dhe trafikimit njerëzor për të shmangur ndjekjen penale.

Në dy vjet, arrestimet e goditjet e bandave, shtëpive të barit dhe keqbërësve shqiptarë nuk kishin ngjallur indinjatë në Shqipëri, por një amnisti fiskale e lajmëruar iu adresua më së pari “çunave të Londrës”. E quajtën “lëvizje të lirë” ikjen e mjekëve dhe infermierëve, e cilësuan “liri lëvizjeje” ikjen e juristëve, ekonomistëve, shtresës së mesme e profesionistëve të lirë.

E relativizuan si problem ballkanik ikjen e 400,000 shqiptarëve në 10 vjet. E neglizhuan mbylljen e shkollave e zbrazjen e fshatrave e qyteteve. E tallën kryesimin e listës së azilkërkuesve nga Shqipëria, që tejkaluan ikjen e afganëve, sirianëve, sudanezëve, iranianëve e të tjerëve nga vende lufte.

Për këto e kusure të tjera që u duhet të përballojnë shqiptarëve nën kamionë a mbi gomone për të ikur me çdo kusht ende në vitin 2022, nuk i kërkojmë dot llogari Anglisë e Ministrisë së Brendshme angleze. Ashtu sikurse e dimë fare mirë se krimi nuk ka kombësi, se po të ishin në kriza të thella e varfëri si jona edhe fqinjët tanë do ishin dyndjet e qytetarëve të tyre problemi.  E se stigmatizimi i shqiptarëve është sport i lehtë për justifikimin e dështimeve të qeverisë britanike. Por ja që 80% e atyre, që kalojnë La Manch-in janë shqiptarë e jo sirianë, afganë, iranianë a rumunë dhe në dy vjet nga 50, kanë arritur në 12,000 në vit.

Avioni kish nisur uljen kur dy të moshuarit përbri nisën të ndihen keq.

“Mos na marrtë Zoti knej”, tha gruaja me shaminë e bardhë borë në kokë, ndërsa i shoqi mbylli sytë me duar e tha me zë të mpakur: “S’kalon jeta pa njerzit e tu, mos qoftë ky kurbet!”

Kujt t’ia zbrazin marazin? Stelës, konservatorëve britanikë, shtetit të vet a fatit?

Previous Post

Pas tensioneve në veri, deputetët e Listës Serbe japin dorëheqjen nga Kuvendi i Kosovës

Next Post

Ambasada ruse në Maqedoninë e Veriut në Twitter: Kosova është Serbi, Krimea është Rusi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ambasada ruse në Maqedoninë e Veriut në Twitter: Kosova është Serbi, Krimea është Rusi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.