Besohet se polici po tentonte ta ndalonte veturën meqë lëvizte me shpejtësi të madhe.
Ai është përpjekur ta ndalojë automjetin por në pamundësi që vetura të ndalej, ai goditet me gjithë shpejtësinë që lëvizte.
Vozitësi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e rajonit të Prizrenit.
Toger hazir Berisha e konfirmon rastin duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes.
Pa dhënë shumë detaje, ai tha se polici është nga Prishtina dhe tash për tash është duke u kuruar.
Ndryshe, Polica e Kosovës është e vetmja në Evropë që nuk kanë sigurim shëndetësor.





















