“Fluturoni nga Nishi”, është reklama që është vendosur në hapësirat reklamuese në qendër të Prishtinës. Hapësirat (asetet) në të cilat janë vendosur reklamat e Aeroporti të Nishit janë në pronësi të Komunës së Prishtinës. Njëri bilbord është i vendosur të ‘Qafa’ në fund të Rrugës “Luan Haradinaj”, dhe tjetri përballë Parlamentit të Kosovës.
Komuna e Prishtinës përfiton 310 mijë euro nga dhënia me qera e këtyre hapësirave reklamuese të cilat i ka në shfrytëzim kompania “AMM”.
Kujtojmë se në vitin 2014 Lëvizja Vetëvendosje kishte marr një aksion simbolik duke i dëmtuar disa billborde, të cilat reklamonin ujin Rosa, pasi që sipas tyre ky produkt është nga Serbia. Aksioni simbolik ishte zgjedhur që të demonstrohej mbi hapësirën e njëjtë në të cilën qëndron sot bilbordi i aeroportit të Nishit, tek “Qafa”.


























