• Latest
  • Trending
  • All

Në 580-vjetorin e Shkollës Arbërore në Venedik – Nga Jahja Drançolli

22/08/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në 580-vjetorin e Shkollës Arbërore në Venedik – Nga Jahja Drançolli

22/08/2022
in Aktualitet

Jahja Drançolli – Prishtinë

Marrëdhëniet arbërore-venedikase datojnë së paku nga shekulli XI. Nga kjo kohë e sidomos nga kapërcyelli i shekullit XIV, Republika e Venedikut kishte shtetin, fuqinë ekonomike dhe zotëronte gati gjithë bregdetin e Adriatikut me pjesën më të madhe të ishujve të Bizantit, pra edhe me disa qytete bregdetare të Arbërisë. Qendra e saj ishte bërë jo vetëm një vend takimi i shumë mërgimtarëve, por edhe rrugë për afirmimin e kulturës së tyre në kulturën e Rilindjes Europiane.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Sipas mërgimtarëve të ngulitur atje, nisën të quheshin edhe pjesët ca më të vogla të qytetit. Në këtë kontekst, sipas komunitetit arbëror, i cili ishte në qytet dhe rrethe, u quajtën gjashtë rrugë Calle degli Albanesi. Në zonën San Marco u vendosën edhe toponimet të cilët ndërlidhëshin me familjen bujare Zguri, të vendosur këtu nga kapërcyelli i shekullit XIV. Pallati i tyre gjendet në sheshin e Shën Mauricit, shumë afër objektit të Shkollës Arbërore. Përballë këtij pallati, po në këtë shesh, skaj shkollës në fjalë gjendet Pallati Molin, pronë e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, të cilin ia kishte dhuruar Republika me rastin e shpalljes së tij qytetar nderi i Venedikut.

Valët më të mëdha të mërgatës arbërore në Venedik i ndeshim nga koha e pushtimeve të Dushanit (1331-1355) dhe sidomos nga koha e pushtimeve osmane (1385-1571). Veç Venedikut dhe ishujve, mërgimtarët arbërorë i ndeshim edhe në Ancona, Rimini, Pesaro, Vicenza, Padova, Treviso, etj. Në këtë rrugë ekzili ishin nisur arbërit nga Tivari, Shasi, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Drishti, Novobërda, etj. Për të gjithë këta të ardhur nga qytetet në fjalë, në perceptimin e përditshëm si dhe në dokumentet zyrtare venedikase është përdorur apelativi Albanese. Ata, gjatë tetorit 1442, në famullinë e San Severos në pjesën lindore të zonës së qytetit të quajtur Castello, kishin themeluar Shkollën Arbërore ose Scuola degli Albanesi.

Bëhet fjalë për një lloj shkollash të vogla (Le scuole piccole), numri i të cilave ishte mjaft i madh. Shkolla në fjalë ishte një lloj qendre etnike për arte, artizanë dhe zejtarë. E konsiderojmë gjithashtu për qendër të parë fetare ku mbaheshin shërbesat në gjuhë arbërore. Organizimi i saj bazohet në shkollat e vogla të qytetit. Këtu, ajo kishte këtë strukturë: Banca, Gastaldo (ose guardiano), Vicario, Scrivano dhe Degani.

Shkolla Arbërore në fillimet e saj i ishte kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, e quajtur edhe Nostra Signora di Scutari, si dhe Shën Galit. Që në vitin 1447 selia e shkollës ishte transferuar në famullinë San Maurizio, në zonën e Shën Markut, pjesë e qendrës së qytetit.  Për fillim të rritjes së numrit të mërgimtarëve arbër, autoritet venedikase nga kapërcyelli i shekullit XV, u japin të drejtën për të përdorur varrezën në Bazilikën e njohur domenikane SS Giovanni e Paolo, ku edhe sot ruhen shumë varre të bashkëvëllezërisë arbërore. Në varrezën e përmendur më sipër mund të ndeshim këtë mbishkrim: QUESTA SEPULTURA SI E DELLA SCHOLA DE/LA NATION DI ALBANESI MCCCCLXXXXI.

Godina e shkollës, që sot konsiderohet si atraksion turistik i Venedikut, ishte themeluar midis kishës së Shën Mauricit dhe kumbonarit, gjë që mund të vërehet lehtë edhe sot. Ajo kishte një ballinë të ngushtë me proporcion shumë të thellë, e cila mbështetej drejtpërsedrejti me kishën e Shën Mauricit. Fasada e Shkollës, duke qenë në një linjë me kishën, shikonte sheshin Piovan. Shkolla zinte pjesën e pasme të godinës së gjatë. Në katin përdhes është gjendur e ashtuquajtura Albergo da basso (Bujtina e poshtme), ku është vendosur një altar guri pak i ndriçuar, gjë që dëshmohet edhe nga radhonjat e Statutit ose Amzës së Shkollës. Kur është fjala për Statutin, respektivisht Amzën e bashkëvëllezërisë arbrërore ose si e ndeshim në dokumente Mariegola, respektivisht Matricola, është ruajtur vetëm kopja nga viti 1750, e cila sot gjendet në Arkivin Shtetëror të Venedikut dhe në Biblioteca Nazionale Maraciana.

Në aspektin vizualo-arkitektonik, tërheqin vëmendjen dy dritare të katit të parë, një pllakë nga guri i Istrisë me një basoreliev madhështor ku është paraqitur motivi i “Rrethimit të Shkodrës” (1474-1478-1479), i cili edhe sot shihet e lexohet mirë. Aty, veç konfirmimit dhe rëndësisë së qytetit të Shkodrës në politikën venedikase mbi Adriatik dhe Mesdhe, shihet edhe rëndësia e mërgimtarëve shkodranë në historinë e mërgatës në Republikën e Venedikut. Nën mbishkrim janë paraqitur relievet e figurave plastike të Shën Galit, Zojës Virgjër me fëmiun dhe Shën Mauricit. Autori i këtyre veprave mendohet të jetë Pirgoteli, një skulptor zulmëmadh i Rilindjes. Në fund, në arkitrarët e objektit vihet re mbishkrimi: SCOLA S. MARIA SAN GALLO DI ALBANESI.

Vëllazëria arbërore, numerikisht dhe ekonomikisht më e fuqishmja, ishte pikërisht në kohët e vështira për ekzistencë, në vitet 1502-1508. Për dekorimin e selisë së saj do të angazhojë piktorin e madh Viktor Karpaçin, i njohur për opusin e tij “Cikli i Arbërve”. Lidhje të ngushta me këtë shkollë kishte edhe Mark Basaiti, një tjetër piktor i madh arbër. Këto lidhje nuk janë shkëputur kurrë nga intelektualë të tjerë arbërorë, të cilët ishin aktivë në Venedik dhe rrethinat e saj. Gama e tyre është goxha e madhe: Marin Barleti, Marin Beçikemi, Nikollë Leonik Tomeu me vëllazër, Gjin Gazulli, Martin Segoni, Lukë Paneti-Ulqinaku, Bernardin dhe Matej Vitali-Albanesoti, Nikollë Blashi e disa të tjerë.

Shkolla Arbërore ishte aktive deri në vitin 1780, kur vëllazëria u shpërbë në këtë vit dhe ndërtesa kaloi në duart e korporatës dei Pistori. Shumë orendi me vlerë të lartë do të shiten ose do të humbasin. Në sallën e shkollës do të ruhen 43 piktura. Gjashtë prej tyre janë nga Karpaçi. Ndërkohë për të tjerët nuk kemi njohuri. G. B. Mengardi i ka parë edhe këto gjashtë piktura të Karpaçit në vitin 1784, sipas të cilit kanë nevojë për mbrojtje urgjente.

Burimet: Arkivi Shtetëror i Venedikut dhe arkivi personal.

Previous Post

Vuçiç: Brenda 10 ditëve zgjidhje kompromisi me Kosovën

Next Post

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.