• Latest
  • Trending
  • All

Në 50-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kuqezi në Kosovë

27/11/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 20 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Në 50-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kuqezi në Kosovë

Në 50-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kuqezi në Kosovë

27/11/2018
in Edukimi, Kosova, Kulture

MISLIM BERISHA 

Prill i vitit 1968. Vertet, vdekjën e t`atit, shpejtë e kishte harruar se, në të njëjtin muaj (prill), politikisht kishte vdekur edhe anmiku i shqiptarëve, Rankoviqi. Ramadanin, gjatë ngushllimeve për vdekjën t`atit, dashamirët shpesh e kishin zënë duke e dëgjuar një 8-transistor – Delux. Derisa dashamirët e gjykonin si reagim jonormal, për shkak të humbjës së prindit, ai ishte i zënë me gjykimin që po i bëhej Rankoviqit. Vertet, Rankoviqi kishte thyer qafën edhe dy vite më parë, por reflektimi, në Kosovë, nuk po dukej, falë kumbarve të tij. Dhe, kur Ramadani njoftoi dashamirët për degradimin e Rankoviqit, disa nga njerëzit, në vend që të gëzoheshin, dhanë shenja sikur t` iu kishte vdekur ndokush. Disa thoshin se, më në fund, shoku Tito, duke parë sjelljën prej gjakatari, të Rankoviqit, e shkarkoi nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendëshme të Jugosllavisë. Por, Ramadani, si njohës i mirë i politikës sllave, u thoshte:

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

-Nuk e bëri shaka Tito këtë zhgarkim se deshi të na mbronte ne, por se atij ia dridhi korrikën. Dhe njerëzit Ramadanin e shikonin si një kobzi.

Pas vdekjës së Rexhep Muhametit, diku në fillim të vjeshtës, Ramadani vajti në Polluzhë. I kishte vdekur kaherë vajza e xhaxhajit tij, por dashuria ndaj nipave kishte mbetur në kulm. Ata ishin të kallur pas PKJ-së. Kishin kaluar pesë gjashtë muaj që nga degradimi i Rankoviqit, e ata ende ia mbanin fotografinë varur në mur. I gjeti në sofër. Po pinin raki se aty ishte edhe komandiri i policisë së Ratkocit. Ramadani u bë sikur nuk e pau komandirin. Ia lëshoi syrin fotografisë së Rankoviqit, fotografi kjo parë dhjetë vjetë më parë varur në të njëjtën gozhdë.

-Po hiqeni atë bagël nga muri, o popull i prapambetur! Ai ka vdekur tash. Mos ia keni frikën xhenazes!

Iu afrua fotografisë që ta hjek nga muri. I zoti i shtëpisë, mik i kahershëm, ngriti zërin dhe duke iu vërsull fotografisë, i tha se po ta prekte, do ta vriste. Ndodhi kacafytja. Fotografia ra, por nuk u thye. Ndërmjetsuan të tjerët dhe gjakrat u ftohën. Ramadanit i kishte mbetur gjoksi zbërthyer pullash që kur i kishte thënë të zotit të shtëpisë «Shtin e ta pshurrsha armën»! Ndërkohë çohet komandiri i milicisë, merr foton, i mëshon mirë për toke. E theu copë, copë dhe tha:

-I vdekuri nuk çohet lugat. Ramadani mirë e ka. Ligji është njera anë e medaljes, ndërsa simpatia është diçka tjetër.

Ra heshtje e rëndë.

Po në atë vit, gjatë nëntorit, më në fund, u lejua që në Kosovë të ngritet edhe Flamurit Kuqezi. Ndër të parët, kush tjetër pos Ramadanit, e bleu dhe e solli në shtëpi. Duke i mashtruar disa këshilltar të katundit, i fton në pasdrekën e 28 nëntorit 1968, me arsyetimin se kujtonte 7 mujorin e vdekjës së Rexhep Muhametit. Kishte shtruar një sofër në odën e burrave. Nja tre katër kokrra vezë të zjera, nja dy tre qepë prerë në katër pjesë, tre katë copë djathi shtepiak, një grusht kripë dhe ja përkujtimi për prindin. Cakrronte gotat me dashamirët, nderkohë shpesh delte përjashta. Eshrefin e kishte ngarkuar që të ofronte shkallët e gjata, një copë litari, një zinxhir, disa goxhda dhe një çekan. Pas shumë akrabacioneve se edhe era frynte si për inat, hoqi keq, por ngriti flamurin në shtyllën elektrike në oborrin e tij. U këthye me një buzëqeshje, të cilën dashamirët nuk e kuptuan, por e pranuan si jo normale. Një nga këshilltarët e fshatit kërkoi të dilte për në nevojtore, e cila ishte në të djathtë të shtëpisë. Kur po këthehej, pa të valvitej Flamuri Kuqezi. U trazua mendsh. Hyri me nxitim dhe shumë i hutuar, thoshte:

-Flam…flam… flam…!

Një tjetër këshilltar i Lidhjës Socialiste të Popullit Punonjës të Jugosllavisë, me të qeshur ia pret:

-Ende ska ardhur dimri, e ku në dreq t`satamës e gjete flamën? Pi raki se të bën mirë!

Ndërkohë, gjithë ai gaz u shëndërrua në heshtje. Paria e katundit, posa kuptoi se në oborr valonte Flamuri Kuqezi, ikën kush me këpucë të palidhura, e kush la dhe mestet (qorap të shkurtëra).

Nuk vonoi shumë dhe oborrin e «vizitojnë» shumë dashamirë të PKJ-së, shumë qanaklëpirës, shumë rankoviqas. Ramadanin e këshilluan me të mirë që ta zbriste flamurin, por kot. E kërcenuan se do ia shihte sherrin, por kot. Njëri, si ma i dashuruari në vllaznim-bashkim, thotë:

-Po nuk e hjeke ti, unë jam ai që do të hip tash në këtë shtyllë liktrike të mallkuar, e do ta largoj flamurin.

Ramadani, shumë i qetë, ia pret:

-E di se je shumë i besueshëm i PKJ-së. Këtë e ke shfaq edhe atëherë kur ma morët imunitetin e sekretarit të PKJ-së për Bashkinë Lokale të Çifllakut. E di se mund të ngjitesh në shtyllën elektrike, por nuk e di si do të zbresish në tokë.

Dhe ata e dinin kokëforcinë e Ramadan Rexhepit. E dinin se me po atë kokëforci e kishte humbur librezën e antarit të PKJ-së. Me atë kokëforci e kishte fituar gjykatën në nivelin krahinar, por nuk kishte dashur të këthehej më në krye të Bashkisë së Çifllakut përdersa nuk do të largoheshin ata që e akuzuan. Sejcilit këshilltarë i vajti mendja te dita kur u provokuan të gjithë anëtarët e PKJ-së së Çifllakut, që në një ditë ramazani, nga bishti i organizatës u nxor vendimi t`iu prishej agjerimi, e këtë nuk e pranoi kryesuesi. Kumara Millë luante lojën e fydzavekut herë me sekretarin, herë me bishtin e organizatës.

-Po pije ujin, o Gërrban! Unë aty isha kur ti hëngre një llavor pshesh të kallamojt. Këta e kanë gjinuar, por në respekt të PKJ-së, e prishën, tha kumara i atyre që e prishën agjerimin.

-Ti thua ashtu, por unë kurr nuk e prish ramazanin, tha bindshëm sekretati i Bashkisë Lokale të Çifllakut.

Këshilltarët e katundit ikën si qeni me bisht ndër këmbë.

Më në fund, të gjithë, e morën vesh lejimin me ligj, të ngritjës së Flamurit Kombëtar ndër shqiptarët në Kosovë, por njolla e zezë, sot e asaj dite, as Ramadanit, as pasardhësave të tij nuk iu hoq.

Vaden e ndau. Bashkë me kusherinjtë, formuloi listën për thirrjën e dashamirëve të cilët do të vinin në dasmën e t`birit. Shkuan për t`i uruar, sipas traditës, heret në mëngjesin kur dërgoheshin gjësendet e pajës në shtëpi të nuses. Si kusheri, në atë gëzim ishte edhe Ramadani. Që pas vdekjës së t`atit, ishte dasma e parë që merrte pjesë. Pas gjithë asaj zymtësie, shpirti ia deshi të gëzohej.

-Nuk e pashë flamurin. Nëse ende nuk e ke blerë, po shkoj vrap ta marr flamurin tim në shtëpi.

-Jo, Ramadan, jo atë flamur. Në dasme është i ftuem edhe kumara Millë, prandaj dua ta nderoj me Flamurin e Federatës.

Ramadanit iu morën mendët. «Si është e mundur që më shumë të çmohet armiku i tyre sesa unë, vëllau i tyre, vallë»?

Edhe më qesharake i dukej Ramadanit kur dasmorët, për hirë të kumarës Millë, përpiqeshin të flisnin gjuhën të cilën nuk e njihnin mirë, gjuhën e kumarës, e rinia zgurdullonin sytë se asgjë nuk kuptonin.

Vitet ecnin. I përpinte errësira bashkë me të drejtat e shqiptarëve nga Kosova. Gjithëçka harrohej, veq hakmarrja ndaj Ramadanit, jo. Në fillim të viteve të shtatëdhjeta (të shekullit të shkuar), për shkaqe sigurie, Ramadani migroi në Vjenë të Austrisë. Pas njëmbëdhjetë vjetësh iu hakmorën. E gjetën momentin. E kishin përcjell tek u printe demonstratave të kosovarëve, të cilët shprehën solidaritetin e tyre ndaj studentave të Universitetit të Prishtinës. Në fundvitin 1982, posa zbriti, kumbarët e Milla Reshetarit, e kishin alarmuar stacionin e Milicisë së Rahovecit. Ia kishte ndjerë zemra se gjithë natën, në ëndërr, ishte përplasur me ata. Heret kishte afruar kokën në dritare. Para se të pikaste milicët, kishte vërejt vrushkuj të avullit nxjerrë nga policët që e kishin rrethuar. Ata vrushkuj dukeshin në çdo skutë të oborrit. Pasoi një histori e gjatë, por si rezultat i kësaj, Ramadani humbi pasaportin, humbi punën në Austri, humbi të drejtën e shkollimit të lartë të tetë bijve të tij. Pushtetarët kishin pritur që me shkatërrimin politik të Ramadanit, do të shkatërrohej edhe familja. Por kjo nuk ndodhi. Familja, moralisht, u forcua edhe më shumë.

Në prillin e 1997-tës, më në fund, vdiq edhe Ramadan Rexhepi. Disa nga djemtë, klandestin në mërgim, klandestin në vendlindje, klandestinçe erdhën në ceremoninë mortore. Një kameraman, pasi bëri disa regjistrime filmike, kërkoi nga dashamirët që ta thoshin ndonjë fjalë për ta nderuar, për herë të fundit, të ndjerin. Të parët që e morën fjalën, ishin ata që më së shumti kishin raportuar faltorën e kumarës Millë. Hyseni, ardhur nga Norvegjia, tek po dëgjonte deklarimet e tyre, deshi të reagonte ashpër. Hajdari, fqinji që po i qëndronte përskaj, duke njohur situatën dhe duke e njohur edhe kokëforcinë e Hysenit, i thotë:

-Trus aty! Ata më së mirin e kanë njohur bacin Ramadan, sepse gjithë jetën janë marrë me të bëmat e tij. Kush ma mirë se ata dijnë çka flasin, dhe bëjnë mirë që flasin. Më mirë vonë se asnjëherë.

Aq mirë e përshkruajtën jetën e tij, sa që shumë miqve u erdhi keq që nuk e kishin njohur të ndjerin aq mirë.

I biri, Hyseni, pas këshillës së Hajdarit, nuk mundi të reagojë ndryshe pos t`i ngushllojë ata që gjithëkohën kishin lehur kundër viktimës së tyre.

O BAAAB!

 

Për paditurinë time, a do t`më falësh, o babë?

I tillë siç jam, si nuk ta njoha madhështinë?!

Prej shkjaut mësova për syrin tënd shkabë,

Për dashurinë ndaj atëdheut, për njerëzinë.

 

Gishtat, numruari, thyenim bashkë me nënën

Duke i kujtuar të gjithë ato vite, shkuar pa ty.

S`më besohet vdekja jote se s` dëgjova gjëmën

Por shkuan gjithë këto vite që s`të pashë me sy.

 

Me nënën, vranim kohën, aty, ulur në shkallë

Ajo, t`vargojmë të bamat tua, do më joshte

Unë ia numroja të shtuarat rrudha në ballë.

-Vdekja për atëdheun është ar, më thoshte.

 

S`më besohet vdekja jote se s` dëgjova gjëmën

Por shkuan mbi njëzet e më, s`të pashë me sy.

Çdo verë në çdo skutë shikoj anë e kend lëmën

Në shtëpinë e vjetër, kërkuari, heraherës dal e hy.

 

E tash, kështu siç jam, a do t`më falësh, o baaabë?

Se jam shpirt i mërguar e me ato perde të rënda.

Pse vallë nga shkjau ta mësoj për syrin tënd shkabë

Të vrazhdë nga jashtë, por të dashur nga brënda.

Post Views: 155
Tags: 1968demonstratat e kosovesflamuri kuq e zi
Previous Post

Komunat veriore të Kosovës shkëpusin komunikimin me Prishtinën

Next Post

Ekspozohet harta e rrallë detare, vepra e gjallë e Skënderbeut

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Ekspozohet harta e rrallë detare, vepra e gjallë e Skënderbeut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.