Nga Dr. Sc. Akil Mark Koci, Kompozitor

Xhorxh Berkli (1685-1753), përfaqësuesi më i njohur në filozofinë e idealizmit subjektiv në Anglinë e shekullit XVIII, thotë:
“Ndjenjën e bukurisë e lidhte me shijen e tij për dije” edhe Ludvik van Bethoveni. Në fletoren e tij të bisedimeve s’flet fare ose pak për dashurinë e tij, por shënimet që mbajnë miqtë e tij, janë shumë sinjifikative.
Dija ishte në qendër të vëmendjes, edhe pse nuk mund të kuptojmë të gjitha elementet dhe faktorët e jetës së tij shpirtërore, por bashkëkohësit, si Schindleri, thonë se i ka interesuar çdo gjë në lidhje me dijen. Të gjitha mund t’i arrijmë, thoshte Bethoveni, me anë të artit.
Krahas kontradiktave që ai shpesh i sillte me vetëdije në kompozimet e veta, ushtronte ndikim te estetët e kohës.
Ai kishte unin e vet të mbështetur në sintezat artistike, bazuar në ndikimet reciproke midis arteve dhe gjinive të ndryshme. Këto prirje të tij shfaqen në shumë pikëpamje, kur përpiqej të sqaronte jo vetëm muzikën e krijuar, por edhe parimet filozofike të tij, ngase morali i tij ngjante me shumë me Mbinjeriun dhe me Dëshirën për fuqi të Niçës, edhe pse në letrat e tij gjejmë të gjitha parullat dhe ëndrrat e Revolucionit Francez. Kur flasim për dije, ai ka vazhduar mësimet në universitete të ndryshme dhe ka lexuar mjaft shkrimtarë dhe filozofët, siç janë: Homeri, Plutarku, Shekspiri, Klopstoku, Gete, Shileri, si dhe traktate të shumta të cilat i ka studiuar. Duhet theksuar se ai gjithnjë ka menduar se me këto lexime duhet të zëvendësojë dhe të plotësojë kulturën dhe dijen dhe në shumë fletore të tij ka përshkruar shumë sentenca dhe fjalë filozofike të shkrimtarëve e të filozofëve të njohur që nga rinia e deri në pleqëri. Duhet cekur një thënie të tij: “Klopstokun kurrë nuk e kam kuptuar, sepse ai kërcen herë këndej e herë andej e, çka është më karakteristike, ai kërcen shumë lart. Gjithnjë në maestozo. Gjithnjë fillon me tonalitetin Des-dur, apo jo? Është i madh dhe e ngre lart shpirtin.” Më këto lexime ai rriste rolin dhe subjektin artistik krahas rritjes së përgjegjësisë së tij krijuese. Gjithnjë ka menduar për rritjen e ngarkesës filozofike, gjë që e hasim edhe në veprat e tij, sidomos ato simfonike, sepse mendonte se me këtë i kapërcente mundësitë e dekonspirimit të realiteteve artistike, misterioze, të fshehta, të padeshifruara, të cilat i hasim edhe në muzikën e tij. Ai gjithnjë ka menduar se muzika e tij duhet të jetë muzikë tërheqëse e sidomos i ka pëlqyer muzika e modernistëve francezë të kohës: Mehul, Gretry, Kreutzer, Cheerubini, si thosht ajo, muzikë revolucionare me elementet e veta “Elan terrible”, dhe “Eclar triomphal”, me ritme të gjalla, impresive, me tema të shkurtra, me harmoni plot efekte, me një zhvillim të rafinuar për ta përvetësuar publikun dhe për ta dridhur shpirtin e tij. Të gjitha këto i gjejmë në ca vepra kolosale të tij, si ështëtititita, si fillim në simfoninë e pestë, e cila paraqitet edhe në një marsh të Cherubinit, pastaj trumbeta pas skenës në operën Fidelio, një lloj sinjali që paralajmëron skenën në operë. Ka qenë i preokupuar me idetë e Revolucinit Francez, gjëra që kanë preokupuar gjatë tërë jetës. Këto ishin ide të tij, por që barteshin nga lëmi politik në atë etik. Kurrë nuk ka menduar në barazinë e jashtme, edhe pse me epitetin van, i ka takuar klasës së baronëve-fisnikëve, por mbi bazë barazisë e të dinjitetit njerëzor. Kurrë nuk ka insistuar për vëllazëri me masa, por me lirinë dhe vëllazërinë e lirë krijuese. Këto përvoja të tij shihen dhe dallohen edhe në krijimtarinë e tij, që ishin një dëshmi e mundësive të pashtershme të krijimtarisë së tij artistike e që gjithnjë ka ngelur si lëvizje e përparimit të njerëzimit dhe të qytetërimit të tij.



















