Audi A6 e errët, e vjedhur në Pordenone, ishte rrethuar nga patrullat e policisë me një lëvizje që nuk iu la shpëtim. Një makinë i kishte zënë rrugën në një anë të urës, ndërsa të tjera më anën tjetër. E gjithë kjo zhvillohej në një kohë kur trafiku ka qenë i pranishëm dhe shoferë të shumtë filmonin ngjarjen me celularë.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, braktisën makinën dhe u hodhën nga ura në lumë për t’i shpëtuar policisë.
Dy nga shqiptarët nuk kanë notuar gjatë. Teksa dritat e zjarrfikësve ndriçonin sipërfaqen e ujit, ata janë pikasur dhe janë nxjerrë në breg nga zhytësit në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, shqiptari i tretë, kishte arritur me not pyllin në bregun tjetër të lumit, por në fund edhe ai u arrestua. Ndjekja e policisë ndaj të arrestuarve ka zgjatur disa orë.
Tre shqiptarët akuzohen për disa vjedhje, dhe përdornin Audin A6, për t’u larguar nga vendngjarjet.

























