• Latest
  • Trending
  • All

Ndezja e një fitili tjetër ballkanik në Kosovë

06/02/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndezja e një fitili tjetër ballkanik në Kosovë

06/02/2023
in Aktualitet
“Asocacioni mund të gjenerojë përçarje dhe pakënaqësi ndërmjet komuniteteve etnike, veçanërisht aty ku pakica serbe është e favorizuar me institucione të veçanta dhe financim të shtuar qeveritar dhe të huaj. Mund të parashtrohen edhe skenarë të besueshëm ku autoritetet komunale me urdhër të Beogradit provokojnë konfrontime dhe pretendojnë se Prishtina nuk po i përmbush obligimet e saj”

Nga Janush Bugaski

Washingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Prishtinën për të krijuar një Asociacion të Komunave me shumicë Serbe (AKS). Edhe pse ithtarët e AKS-së pretendojnë se ajo nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës dhe as nuk do të kërcënojë pavarësinë e saj dhe institucionet demokratike, në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative si në vend ashtu edhe në rajon.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një recetë për konflikt. Komunat ekzistuese me shumicë serbe tashmë i ofrojnë pakicës përfaqësim lokal, të drejtën për të emëruar policë, arsimim në gjuhën serbe dhe shumë përfitime të tjera. Në të njëjtën kohë, Beogradi minon integritetin e Kosovës përmes institucioneve të saj “paralele” në veri të vendit dhe ndërhyn drejtpërdrejt në politikën e Kosovës duke kontrolluar Listën Serbe, partinë që ka kompetenca joproporcionale në parlament dhe ministra të garantuar në qeveri. Subversioni është gjithashtu i dukshëm në rrjetet kriminale ndërkufitare, dezinformimin mediatik dhe lehtësimin e depërtimit rus.

Nisur nga ky kontekst, AKS do të ofronte një mundësi më të thellë dhe më të gjerë për të minuar shtetësinë e Kosovës. Propozimet e paraqitura në Prishtinë nga qeveria e SHBA-së dhe të hartuara dukshëm nga burokratët francezë dhe gjermanë kanë të paktën tre dobësi thelbësore. Së pari, atyre u mungojnë garancitë e besueshme se institucionet e reja të AKS-së nuk do të infiltrohen dhe dominohen nga agjentë apo aktivistë të dërguar apo të rekrutuar nga Serbia. Së dyti, nuk ka asnjë mekanizëm të paraparë që qeveria e Kosovës të pezullojë ose shpërndajë AKS-në nëse liderët e saj shkelin kushtetutën përmes diskriminimit etnik, ndarjes ose konfliktit në nivel komunal.

Dhe së treti, edhe pa ndonjë qëllim të keq, AKS mund të gjenerojë përçarje dhe pakënaqësi ndërmjet komuniteteve etnike, veçanërisht aty ku pakica serbe është e favorizuar me institucione të veçanta dhe financim të shtuar qeveritar dhe të huaj. Mund të parashtrohen edhe skenarë të besueshëm ku autoritetet komunale me urdhër të Beogradit provokojnë konfrontime dhe pretendojnë se Prishtina nuk po i përmbush obligimet e saj. Manovra të tilla do të projektohen për të vonuar pafundësisht objektivin e SHBA/BE-së për njohjen ndërshtetërore.

Ndikimi i jashtëm i AKS-së në Kosovë mund të jetë edhe më shpërthyes – duke fuqizuar Beogradin që të ndërhyjë në politikën e fqinjëve të tij dhe duke stimuluar nismat separatiste në mbarë rajonin. Grupet etnike që përbëjnë shumicën në disa komuna në vende të tjera mund të kërkojnë status të veçantë ose të pretendojnë se po diskriminohen nga qeveria qendrore dhe për këtë arsye kanë nevojë për institucionet e tyre. Ata mund t’u bëjnë thirrje edhe aktorëve ndërkombëtarë për mbështetje, pasi në Kosovë do të ishte krijuar një precedent i ri për iniciativa të tilla.

Udhëheqësit shqiptarë do të argumentojnë se shoqata të ngjashme për komunitetet e tyre etnike duhet të krijohen në luginën e Preshevës në Serbi, në veriperëndim të Maqedonisë Veriore dhe në Malin e Zi jugor. Boshnjakët mund të kërkojnë marrëveshje të krahasueshme në rajonin e Sanxhakut të Serbisë dhe Malit të Zi. Hungarezët në Vojvodinë nuk ka gjasa të mbeten mënjanë, së bashku me grupet e tjera kombëtare në provincë. Popullsia serbe në Mal të Zi mund të kërkojë shoqata të dallueshme në pjesë të vendit ku ata formojnë shumicë, gjë që do të cenojë seriozisht pavarësinë e Malit të Zi. Dhe eksperimenti etnik ndërkomunal në Kosovë do të rikthehet negativisht në Bosnje-Hercegovinë duke i inkurajuar kroatët që të shtyjnë për një entitet të veçantë dhe duke inkurajuar objektivat separatiste të entitetit ekzistues serb.

Nëse Prishtina do të pranojë ndonjë asociacion komunal, atëherë duhet të miratohen së paku tri politika të njëkohshme për të ndihmuar në mbrojtjen e Kosovës nga destabiliteti. Së pari, Serbia duhet të ndërmarrë hapa konkretë në pranimin e pavarësisë së Kosovës edhe nëse nuk ka njohje të menjëhershme formale. Kjo mund të fillojë me amendamentet e Kushtetutës së Serbisë që nuk do ta përcaktojnë më Kosovën si territor serb dhe ndërprerjen e të gjitha përpjekjeve për të bllokuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata shumëkombëshe.

Së dyti, procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO duhet të përshpejtohet ndjeshëm me një Plan Veprimi për Anëtarësim ose ndonjë marrëveshje të ngjashme që Prishtina të përmbushë kushtet për anëtarësim. Derisa kjo të arrihet, NATO duhet të shtojë forcën e saj në Kosovë për të treguar se do ta mbrojë shtetin dhe territorin e saj. Dhe së treti, përmbysja e Rusisë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të luftohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike në të gjitha fushat informative, ekonomike, të sigurisë, sociale, fetare dhe kulturore. Pa lëvizje të tilla vendimtare, fitili ballkanik do të digjet gjithnjë e më shpejt. /The Geopost

Previous Post

Erdogan: Katastrofa më e madhe në një shekull/ Bota solidarizohet me Turqinë!

Next Post

“Pasha i vogël, do të jap çokollata”/ Biseda RRËQETHËSE mes personelit dhe fëmijës nën rrënoja: Duro pak, mos e lëviz…

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Pasha i vogël, do të jap çokollata”/ Biseda RRËQETHËSE mes personelit dhe fëmijës nën rrënoja: Duro pak, mos e lëviz...

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.