Tifozët e futbollit lypset të presin gjatë deri sa të kenë mundësi të shkojnë për të ndjekur ndeshje në stadiume. Ekspertët rekomandojnë që ndeshjet me praninë e tifozëve të ndërpriten deri vjeshtën e vitit të ardhshëm.
deri nga viti 2021. “Me siguri kjo do të zgjasë disa muaj, mund të zgjasë madje deri në një vit e gjysmë”, tha Presidenti i Akademisë,
Gerald Haug për radio-televizionin publik gjerman ARD. Pandemia e koronës do të përfundojë vetëm kur të jetë gjetur një vaksinë.
Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ndërkohë e ka shtyrë takimin e përgjithshëm virtual të planifikuar për të premten në 23 Prill.
Qëllimi është “t’u jepet klubeve dhe DFL kohë shtesë për të përgatitur vendimet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e DFL. Ndeshjet e Bundesligës janë pezulluar të paktën deri më 30 prill.
Jo vazhdimit të ndeshjeve të serisë A në Itali
Edhe Instituti Universitar Italian për Shëndetësinë, një institucion kryesor që këshillon qeverinë italiane për çështje shëndetësore, u shpreh kundër vazhdimit të ndeshjeve të serisë A. Profesor Giovanni Rezza, drejtues i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në këtë institut, tha se nuk mund “të shprehet në favor të vazhdimit të ndeshjeve”.
Shtyrje e ndeshjeve ndërkombëtare
Një pjesë e madhe e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit të planifikuara për këtë vit mund të shtyhen deri në vitin 2021, tha zëvendës Presidenti i FIFA-s, Victor Montagliani. Kjo sepse pritet që kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë të zgjasin më gjatë. Këto kufizime pritet të ndikojnë edhe ndeshjet për Nations League të planifikuara për 3 shtator 2020.
Sipas mendimit të tij edhe kualifikimi për Kupën e Botës në Katar mund të lypset të shkurtohet, pasi afati kohor për turneun që fillon në nëntor 2022, do të bëhet më i ngushtë. Montagliani drejton grupin e punës në FIFA që formulon plane për t’u përballur me sfidat e virusit Corona. Që nga muaji i kaluar ndeshjet e futbollit janë pezulluar në pothuajse të gjitha pjesët e botës. DW























